Futboll

Beshiktashi lë Tiranën “pa portier”, sulmuesi turk i thyen këmbën Gentian Selmanit, 3 deri në 5 muaj pushim

Nuk është e thënë të shkojnë gjërat sipas planit për Tiranën. Pas largimit të gardianit Visar Bekaj, zgjedhja e bardhebluve ishte Gentian Selmani për portën e këtij sezoni, duke u konsideruar një nga alternativat më të mira të paktën për ndeshjet e kampionatit shqiptar.

Por Beshiktashi, skuadra turke që Tirana u përball në raundin e dytë eliminator të Conference League, përveçse i shënoi tre gola në Stamboll, ku dy prej tyre, me një përqindje gabimi edhe të tij, në Tiranë portieri bardheblu ia doli të mos pësojë gol për minutat që luajti, por dëmi që i shkaktoi skuadra turke dhe lojtarët e saj ishte më i madh.

Në minutën e 32-të ai pati një përplasje me një prej lojtarëve të ekipit turk, që solli zëvendësimin e tij për shkak të dëmtimit. Në fillim u duk një përplasje deri-diku loje dhe pse solli dëmtimin, por mjekët kanë konstatuar një thyerje të palestrinës mbrojtëse dhe këmbës së portierit bardheblu.

Një dëmtim i rëndë, që e detyroi portierin që atë mbrëmje ta vendosë këmbën në allçi dhe për 5 ditë do t’i duhet ta mbajë në këtë formë deri në ekzaminimet e radhës.

Gjithsesi bëhet fjalë për një thyerje, që kërkon një kohë rikuperimi minimalja 3 deri në 5 muaj, me fjalë të tjera, Gentian Selmani do t’i mungojë Tiranës, të paktën për fazën e parë të kampionatit, por ndoshta edhe të dytën, duke e lënë ekipin bardheblu në duart e veteranit Ilion Lika për fillimin e sezonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë