Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Dibër ku prezantoi programin dhe kandidatët për deputet në këtë qark.
Berisha theksoi se në krye të qeverisë ai nuk do lejojë ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës në Dibër.
Në fjalën e tij, Berisha tha se do të ulet barra fiskale ndaj biznesit.
“Shqipëria madhështore është Shqipëria e prodhimit. E shpresës dhe besimit, kur nga diaspora të kthehen qindra që u larguan. Biznesi do t’ia ulim barrën fiskale. Vetëm me uljen e tatim fitimit, rrogat rriten me 13%, sepse taksa është 23%. TVSH do zbresë në 15%. Dibrës i premtoj, komplementimin e plotë të infrastrukturës së saj. Dibra dhe Mati do kenë infrastrukturën më moderne. Skavica kurrë nuk do ndërtohet. Jo”, tha ish-kryeministri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.