Lajme

Berisha: Nxirrni Tahirin jashtë! Ftoni dhe Habilajt e Klement Balilin këtu

Deputeti demokrat Sali Berisha ka kërkuar largimin e Saimir Tahirit nga seanca, duke e konsideruar “njeriun kryesor të drogës në Ballkan bashkë me Edi Ramën”.

“Të nxirret jashtë Saimir Tahiri se po kremtoni raportin me njeriun më kryesor të drogës në Ballkan bashkë me Edi Ramën. Nxirreni jashtë, mos festoni me të. I ftoni Habilajt dhe Klement Balilin të vij këtu”, tha Berisha në sallë.

Pas mbarimit të fjalës së kryetarit Basha për integrimin, opozita është larguar nga salla, siç u bë e ditur dhe më herët.

Duke folur jashtë për mediat, Berisha tha se qëndrimet e Edi Ramës rrezikojnë hapjen e negociatave këtë vit.

“Të gjithë ata që e lexojnë këtë raport, ky raport është pothuajse absolutisht ‘toidhio’ me raportin e 2016 kur u rekomandua. Nëse sot ka një armik dhe uroj që vendet anëtare tia japin Shqipërisë dhe i ftoj tia japin, nëse ka armik të vërtetë ka Edi Ramën që në momentin kur i dorëzohet dokumenti nga përfaqësuesja e lartë e BE-së me gjuhë rrugaçi ordiner u dërgon mesazhe parlamentarëve të cilët çështë e vërteta, me argumentat dhe qëndrimet e tyre kanë një rol përcaktues, ua them këtu përcaktues për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Me këto qëndrime rrezikon në mënyrë serioze hapjne e negociatave këtë vit”, tha Berisha.

Si.

 

Më Shumë