Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte të enjten për ngushëllim në familjen Avdia që humbi vajzën 7 vjecare pas përplasjes nga një skaf i drejtuar nga një komisar policie.
“Shpreh ngushëllimet më të ndjera, të miat të PD, erdha si qytetar për familjen e Jonadës, e cila humbi jetën në një krim horror dhe ka tronditur thellë çdo shqiptar çdo njeri. Si ngjarje si krim i shëmtuar duhet të ishe vetëm një individ si ai që e kreu, se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë. Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë. Në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë. Ky akt u krye me një mjet monstruoz krimi, siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi. Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, në prani të qindra fëmijëve pushuesve të tjerë që loznin aty. Në këtë aspekt komisari nuk është asgjë tjetër vetëm një xhelat. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë”, tha Berisha. Ai njoftoi gjithashtu se do të jetë në protestën e mbasdites si qytetar.
“Patjetër do jem në protestë, si qytetar, protesta është e qytetarëve, unë PD dhe demokratët do jenë në protestë si qytetarë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.