Futboll

Berisha mund ish-skuadrën, Gjimshiti dështon si lojtar krahu

Etrit Berisha, gjithmonë në top-formë, mbrëmjen e djeshme ka “marrë hak” ndaj ish-skuadrës së tij, Atalantës. Spali, ekipi i portierit kueqi, fitoi 1-2 në Bergamo dhe tashmë shpresat e qëndrimit në Serinë A janë shtuar ndjeshëm. Një fitore shumë e rëndësishme në transfertë, që e ngjit Spalin në kuotën e 15 pikëve, duke lënë pas Breshian e Ndojit dhe Xhenoan. Mergjithatë, Berisha me shokë duhet të ngjitin të paktën edhe një shkallë në renditje për të mbijetuar.

Berisha pësoi një gol në fillimin e ndeshjes, kur Iliçiç realizoi bukur me finte, pasi u la i lirë shumë afër portës. Spali reagoi në pjesën e dytë me dy gola dhe ia doli të merrte tri pikë të arta për objektivin sezonal. Në pjesën e dytë u aktivizua titullar edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili këtë herë u pozicionua në krah nga trajneri Gasperini. Por ishte një eksperiment krejtësisht i dështuar, sipas shtypit sportiv italian, pasi mbrotësi i Kombëtares shqiptare nuk mundi ta mbulonte këtë rol.

Berisha feston fitoren ndaj Atalantës. Gazeta Si, 21 janar 2020

Gjimshiti është aktivizuar në të gjithë pozicionet e mbrojtjes me tre lojtarë, por në krah ka hasur vështirësi. Ai u vlerësua me notën 5 për paraqitjen në ndeshjen e djeshme, ndërsa Berisha është vlerësuar me notën 6.5. Pas javës së 20-të të kampionatit italian, Atalanta mban vendin e 5-të dhe është në zonën europiane, kurse Spali mban vendin e 18-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë