Drejtësia

Berisha kërkon kthimin në Kuvend, Apeli shqyrton sot kërkesën e ish-kryeministrit

Gazeta Si- Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton këtë të hënë kërkesën për leje të ish-kryeministrit Sali Berisha për të shkuar në Kuvend.

Një muaj më parë, Shkalla e Parë e kësaj gjykate e ka refuzuar këtë kërkesë, duke arsyetuar se ish-kryeministri duhet të qëndrojë në “arrest shtëpie”, i akuzuar për aferën e privatizimit të klubit sportiv 'Partizani". Por kjo kërkesë ishte rrëzuar më herët edhe nga SPAK.

Avokatët e Berishës argumentojnë se duke qenë se Berisha është deputet, është e drejtë dhe detyrim kushtetues si person i zgjedhur nga sovrani për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Prej muajit dhjetor, Sali Berisha është në masën e sigurisë “arrest shtëpie” i akuzuar për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë