Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar se pas 11 majit do të kompensojë sipërmarrjet eksportuese që kanë pësuar humbje nga rënia e euros.
Në një takim me biznesin fasonen, Berisha tha se rënia e euros është goditja më e rëndë për çdo sipërmarrje që eksporton dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama, se sipas tij, nuk mori asnjë masë mbështetëse.
“Pas 11 majit do të krijojmë bordin që do të kompensojmë çdo cent të euros, sepse rrëzimi i saj bëhet për shkak të trafiqeve. Asgjë tjetër. Euro është monedha më stabël. Në Shqipëri rrëzohet përdhe.
Do të bëjmë gjithçka që ta bëjmë sa më miqësore klimën e biznesit. Rënia e euros 35% është goditja më e rëndë për çdo sipërmarrje që eksporton. Qeveria nuk mori asnjë masë për ti mbështetur. Qeveria, gjëja e parë që duhej ishte të kompensonte humbjen që krijon rënia e euros. Por qeveria e ka mendjen te euro dhe narkobetoni. Vendi mbahet me prodhim dhe prodhimi është krenari kombëtare”, tha Berisha.
Ai shtoi se nëse vjen në pushtet do të krijojë të gjithë lehtësirat fiskale për këtë proces.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.