Politike

Berisha është i sigurt se LaCivita e bëri ‘magjinë’ edhe në Shqipëri

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës së fundit para zgjedhjeve të 11 Majit, komentoi drejtuesin politik amerikan të fushatës së tij, Chris LaCivita.

I pyetur nëse Chris LaCivita e bëri “magjinë” në Shqipëri ashtu si në SHBA kur u zgjodh Donald Trump, Berisha u shpreh se “padiskutim”.

“Nga ajo që kam parë, padiskutim. Ai (Chris LaCivita) është faktor madhor i kësaj fushate fantastike dhe i fitores së 11 majit, nuk ka diskutim”, tha Sali Berisha.

Ai u shpreh i bindur se pas 11 majit, opozita do të kthehet në maxhorancë.

“Sonte kësaj fushate fantastike ta quaj që u zhvillua për 1 muaj, duhet t’i vendosim kurorën më të bukur në ballin e Shqipërisë.

Ndaj ftoj qytetarët e Tiranës të bashkohemi sot për fitoren e datës 11 maj. Kjo do jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite. Kjo opozitë është maxhorancë e Shqipërisë, është ndjesia më reale”-u shpreh Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë