Politike

Berisha: Djegia e plehrave në Elbasan, masakër mjedisore

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ku ka denoncuar sipas tij atë që ndodhi më 11 maj, të cilën e konsideron një farsë zgjedhore, ka folur edhe për zjarrin në landfillin e incenaratorit të Elbasanit.

Berisha e konsideroi atë si krim mjedisor dhe hodhi kritika ndaj Ramës.

Berisha u shpreh se Rama në vend që të prononcohet në lidhje me atë që po ndodh, kreu i PS po mban takime në Vlorë dhe Tiranë.

“Djegia e plehrave në djegësin e Elbaanit, që Ramë e serviri si kulmin e suksesit të qeverisjes së ti, për të cilin Rama mashtroi pasi vodhi bashkë me ministrat 22 mln euro, dhe sollën një rangullinë, një teneqe që nuk ka funksionuar një ditë, tani u thotë elbasanasve, shqiptarëve hani kokat e drejtorëve të Vlorës, dhe hesht si fija e barit për krimin e rëndë mjedisor që po ndodh atje”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë