Lajme

Berisha bën thirrje për protesta: Shtatori, muaji i historisë

Në lidhje me protestat anti qeveritare në Rumani që kanë përshkallëzuar edhe në dhunë ka reaguar ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” ai ka shkruar ‘ Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!’ dhe me këtë ai fton të gjithë qytetarët shqiptarë që të ngrihen në një revolucion mbarëpopullor për të përmbysur narkoshtetin shqiptar.

“Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!

Te dashur miq, Prej disa ditesh qytetaret rumune jane ngritur ne nje revolucion te fuqishem popullor ne Bukuresht dhe mbare Rumanine, per permbysjen e rregjimit kleptokratik te majte.

Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim me te madh per qytetaret rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetaret shqiptare te ngrihemi dhe ne, ne nje revolucion mbare popullore, per te permbysur narkoshtetin dhe rregjimin kleptokratik ne Shqiperi. Le te shnderrojme ne shtatorin qe vjen, ne shtatorin me te madhe te historise tone. Fitore!”, shprehet ish-kryeministri Berisha në “Facebook”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë