Drejtësia

Berat / Kokainë ‘amaro’ në lokalin e natës për klientët, dënohen me 22 vjet burg 4 persona

Gazeta Si – Katër persona janë dënuar me 22.4 vite burg në total nga Gjykata e Beratit, pasi shpërndanin kokainë në lokalin e tyre e natës “Star Club”, në qytetin e Dimalit, ku një dozë shitej për shumën 2.000-5.000 lekë.

Klientët pasi marrin dozën e kokainës e konsumonin në ambientet e tualetit të lokalit. Në këtë aktivitet, pronari E.V., ndihmohej edhe nga bodyguardi (truporoja) i lokalit K.D., menaxheri K.I. dhe kamarieri R.Z.

Sipas dosjes hetimore, pronari i lokalit, E.V., dyshohet se drejtonte aktivitetin kriminal, duke siguruar dhe shpërndarë doza kokaine për klientët e lokalit.

Lënda narkotike mbahej e fshehur në blloqet e murit rrethues të lokalit dhe shitej në doza nga 0.2 deri në 0.5 gramë, me çmime që varionin nga 2 mijë deri në 5 mijë lekë.

Prokuroria provoi se klientët, pasi konsumonin alkool në ambientet e lokalit, kërkonin edhe kokainë, të cilën më pas e konsumonin në tualetet e klubit.

Sipas hetimeve, të pandehurit përdornin termin “amaro” si kod për kokainën, në mënyrë që të mos kuptoheshin gjatë komunikimeve për shitjen dhe fitimet nga lënda narkotike.

Gjykata vendosi:

E.V. u dënua me 12 vite burg, dënim që pas gjykimit të shkurtuar u ul në 8 vite burgim;

K.I. u dënua me 7 vite burg, të reduktuara në 4 vite e 8 muaj;

K.D. u dënua me 7 vite burg, të reduktuara në 4 vite e 8 muaj;

R.I. u dënua me 7 vite burg, të reduktuara në 4 vite e 8 muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë