Futboll

Benzema kundër Mesit për ‘Fifa Best Player’, betejë fotosh në rrjetet sociale

Gazeta Si – ‘Topi i Artë 2022’ nuk e ka përshëndetur suksesin e fundit të argjentinasit dhe në rrjetet sociale ka nisur një përplasje virtuale mes të dyve.

Lionel Mesi fitoi pak ditë më parë çmimin ‘Fifa Best Player’ dhe Karim Benzema, ‘Topi i Artë 2022’, nuk e ka pritur mirë. Francezi, i dyti në këtë klasifikim, ka postuar në profilin e tij një përmbledhje të të gjitha sukseseve të vitit të kaluar, si për të kërkuar arsyen pse nuk mundi ta fitonte çmimin individual të dhënë nga FIFA.

Në një video të postuar nga sulmuesi i Real Madridit dëgjohet fjala "gënjeshtar”, e shoqëruar nga një “natën e mirë’, që e ka rritur dozën e polemikave me yllin e PSG-së dhe të Argjentinës.

Lionel Mesi, zakonisht i zoti për të dribluar edhe polemikat dhe provokimet, ka vendosur të përgjigjet indirekt ndaj kolegut. Edhe ai ka përdorur rrjetet sociale, ku ka postuar fotot që tregojnë atë teksa ngre lart Kupën e Botës në Katar. Një mënyrë për të thënë se triumfi në Botëror vlen më shumë se të gjitha sukseset e Benzema së bashku.

Përveç kësaj, Mesi në votim ka zgjedhur Nejmarin në vend të parë dhe Mbapenë në të dytin, të dy shokë skuadre te PSG-ja, kurse Benzemanë në vend të tretë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë