Drejtësia

Bënte thirrje për sulme terroriste dhe mbështeste ISIS, Gjykata dënon me 3.4 vite burg Bledar Zenelin

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite burg Bledar Zenelin, i akuzuar për terrorizëm, për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje me 1/3 duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg.

Zeneli u arrestua me urdhër të prokurorisë së Posaçme në bashkëpunim me anti-terrorin, pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale bënte thirrje për sulme terroriste dhe mbështeste  ISIS.

Sipas SPAK nga hetimet e kryera  ka rezultuar se  në rrjetet sociale Facebook dhe Telegram, publikonte artikuj dhe materiale radikale me përmbajtje ekstremiste në mbështetje të shtetit islamike. 30-vjeçari punonte kryesisht  në ndërtim.

Ai është mbajtur për 2 vite nën vëzhgim. Kanë  qenë agjentët e anti-terrorit  që  pas operacionit  të koduar “Shadow”, kanë kryer arrestimin e 30-vjeçarit i cili u dënua nga GJKKO  për akuzat e “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë