Drejtësia

Bënte propagandë për terrorizëm në rrjetet sociale, dënohet me 4 vite burg Gentjan Çollaku

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg Gentjan Çollakun të akuzuar për veprën penale të nxitjes dhe propagandës për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, 45-vjeçari do të kryejë vetëm 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa Prokuroria e Posaçme kërkoi në pretencën e saj dënimin me 4 vite e 6 muaj.

Gentjan Çollaku me origjinë nga Kavaja u arrestua nga anti-terrori pasi bënte thirrje për terrorizëm në rrjete sociale.

Ai mbahej nën vëzhgim prej vitit 2021 nga agjentë të anti-terrorit. Çollaku përdorte 16 profile të ndryshme në rrjetin social Facebook, nga ku postonte thirrjet pro-ISIS dhe kundër koalicionit global anti-terrorizëm. Në disa prej tyre ai shprehte pikëpamjet e tij pro organizatës terroriste islamike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë