Futboll

Belgjika kryeson renditjen e FIFA-s, Shqipëria dhe Kosova ruajnë pozicionet

FIFA ka publikuar së fundi renditjen botërore të kombëtareve për vitin 2019. Për herë të dytë radhazi kjo renditje kryesohet nga kombëtarja e Belgjikës.

“Djajtë e kuq” konsiderohen kombëtarja më e mirë e momentit, duke u renditur para Francës kampione bote dhe Brazilit, që mban vendin e tretë. Janë të njëjtat pozicione si në dhjetor të 2018-ës. Ngjitet një vend Anglia, në vend të pestë është Uruguaji, për të vazhduar me Kroacinë, Portugalinë, Spanjën, Argjentinën dhe Kolumbinë.

Shqipëria në vend të 66-të të renditjes së FIFA-s. Gazeta Si, 19 dhjetor 2019

Në renditjen botërore të FIFA-s, Shqipëria mbetet në vend të 66-të, ashtu si në renditjen e mëparshme. Në pozita të njëjta është edhe Kosova, që mban vendin e 115-të. Gjatë vitit të fundit kuqezinjtë kanë pasur luhatje në lojë dhe rezultate, kurse Kosova ka pasur rritje të vazhdueshme.

Kosova në vend të 115-të. Gazeta Si, 19 dhjetor 2019

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë