Politike

Xhaçka takon Dendias për Belerin: Çështje gjyqësore, s’duhet të ndikojë në marrëdhëniet tona

Këshilli i Punëve të Jashtme të BE do të diskutojnë në Bruksel për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim do marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në prag të këtij takimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka zbardhur bisedën e zhvilluar me homologun e saj grek Nikos Dendias për çështjen e Fredi Belerit.

"Bruksel, takimi me mikun dhe kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ishte një mundësi shumë e mirë për të diskutuar mbi çështjen ‘Beleri’.

Theksova qartazi se kjo është një çështje gjyqësore që nuk duhet të ndikojë në faqen e re që kemi hapur në marrëdhëniet tona dypalëshe.

Kjo nuk është as çështje e të Drejtave të Njeriut, as politike, e jo më një çështje dypalëshe. Z. Beleri gëzon të njëjtat të drejta si çdo qytetar tjetër shqiptar dhe asnjë qytetar shqiptar nuk është mbi ligjin.

Blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit tonë dhe çështja e tij tashmë është në gjykatë.

E vetmja gjë që ne të gjithë mund të bëjmë është të presim me durim që procesi të ecë në rrjedhën e tij dhe të mos paragjykojmë apo hamendësojmë atë", tha Xhaçka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë