Nga Gazeta ‘Si’- Eurodeputeti Fredi Beleri është vendosur në qendër të polemikave në Parlamentin Europian pas vendimit të tij për të mbështetur “të preferuarin” e Elon Musk, youtube-rin qipriot Fidias Panayiotou, për postin e nënkryetarit të Komitetit të Posaçëm, “Mburoja për Demokracinë Evropiane”.
Gjithçka nisi kur eurodeputeti i Demokracisë së Re nga Himara doli kundër partisë së tij, duke propozuar eurodeputetin Phidias Panayiotou me argumentin se “ai është grek”.
Pas votimit Fidias Panayiotou nuk u zgjodh pasi humbi 33-21 përballë një kandidati socialist. Megjithatë, kjo lëvizje e Belerit nxiti reagimin e ashpër të eurodeputetit të SYRIZA-s, Kostas Arvanitis, i cili e akuzoi Demokracinë e Re për aleancë me të djathtën ekstreme dhe Elon Musk.
Po ashtu kundër Belerit u rreshtua edhe kolegia e tij nga Demokracia e Re Elise Vozeberg, e cila është edhe kryetare e grupit të deputetëve të Mitsotakis në Parlamentin Europian dhe njëherësh, kryetare e Komitetit të Transportit dhe Turizmit gjithashtu. Ajo sqaroi në një postim se propozimi i Belerit ishte një zgjedhje personale “dhe nuk përshtatet me linjën politike të Eurogrupit të Demokracisë së Re”.
Η πρόταση του @fredisbeleris για τον Κύπριο #ΦειδίαΠαναγιωτου είναι προσωπική του επιλογή κ δεν εντάσσεται στην πολιτική γραμμή της ευρωομάδας της @neademokratia
— Eliza Vozemberg MEP (@vozemberg) February 4, 2025
Sipas mediave greke, Beleri nuk e ka njoftuar kryetaren e eurodeputetëve të Demokracisë së Re, Eliza Vozeberg, e cila ka marrë informacion nga kreu i eurodeputetëve të DISY qipriot, Loukas Fourlas.
Nga ana e tij, Beleri e justifikoi veprimin e tij duke thënë se ishte një zgjedhje personale që bazohej vetëm në “origjinën greke” të Fidias Panagiotou.
“Në mbledhjen e sotme të Komitetit Special të sapoformuar të Parlamentit Evropian ‘Mburoja për Demokracinë Evropiane’, u ngrit çështja e plotësimit të postit të zv/presidentit. Nuk kishte asnjë kandidat nga Partia Popullore Evropiane. Zgjodha të mbështes deputetin e pavarur qipriot, Fidias Panayiotou, bazuar vetëm në origjinën e tij greke dhe asgjë më shumë”, tha Beleri në një postim në platformën ‘X’.
Στη σημερινή συνεδρίαση της νεοσύστατης Ειδικής Επιτροπής του Ευρωπαϊκού Κοινοβουλίου «Ασπίδα για την Ευρωπαϊκή Δημοκρατία» ετέθη θέμα πληρώσεως της θέσεως του Aντιπροέδρου. Δεν υπήρχε υποψήφιος από το Ευρωπαϊκό Λαϊκό Κόμμα. Επέλεξα να υποστηρίξω τον ανεξάρτητο Κύπριο… pic.twitter.com/qN0L0vEBZl
— fredisbeleris (@fredisbeleris) February 3, 2025
Po ashtu për këtë pozicion specifik kishte reaguar edhe pronari miliarder i ‘X’-it, Elon Musk ndërhyri duke kërkuar që të votohet Fidias sepse “është i zgjuar, i palëkundur dhe kujdeset për njerëzit”, citon Prothotema.gr.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.