Njerez

Bekham 12 orë në radhë për të nderuar Mbretëreshën: Ia vlen pritja!

Gazeta Si – Ka qëndruar 12 orë në radhë, si mijëra e mijëra persona të tjerë. Mediet britanike kanë fotografuar edhe Devid Bekham, ish-lojtarin e shquar anglez, mes atyre që u vunë në radhë në Londër për t’i dhënë lamtumirën Mbretëreshës Elisabeth.

Devid Bekham ne radhe. Gazeta Si, 17 shtator 2022

Ajo u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare, pas 70 vitesh mbretëri. Homazhet janë të hapura për publikun për 4 ditë në Westminster Hall. Radha ishte e gjatë dhe duhej shumë kohë për të mbërritur tek arkivoli.

Por Bekham, siç ka treguar vetë, e kishte vendosur për atë që do të bënte. "Ia vlejti pritja, - tha Bekham për BBC-në para se të largohej. - Jeta e mrekullueshme e Mbretëreshës sonë meriton nderimin më të madh”. Ish-lojtari kishte vendosur edhe kravatën e zisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë