Motosport

Befason Zhan Todt: Shumaker nuk është më i miri në histori, varet nga epokat

Presidenti i FIA-s (Federatës Ndërkombëtare të Automobilzimit) i ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit, duke mos kurorëzuar ish-pilotin e tij në kohët e Ferrarit.

Shtatë tituj kampionë, 91 fitore dhe momente spektakolare të panumërta në Formula 1. Për shumë të apasionuar pas automobilizmit, Mikael Shumaker është piloti më i mirë i historisë, pavarësisht sukseseve të fundit të Ljuis Hemiltonit, që synon titullin e tetë, nëse Maks Vershtapen do ta lejojë.

Mikael Sumaker, ish-piloti gjerman i Ferrarit. Gazeta Si, 26 nentor 2021

Nuk e mendon kështu presidenti i FIA-s, Zhan Todt, që pikërisht me gjermanin ka ndërtuar dominimin e Ferrarit nga 2000-shi në 2004-ën. Drejtusi francez ka një ide ndryshe në këtë debat dhe pikëpamjen e tij e ka shprehur për mikrofonët e Canal+:

“Nuk e kam konsideruar kurrë Shumakerin pilotin më të madh të historisë, sepse mendon se është shumë e vështirë të dalësh në konkluzione. Mendoj se ka kampionë të jashtëzakonshëm në epoka të ndryshme. Për shembull, Fangio ishte më i miri në kohën e vet, ashtu si dhe Jim Clark.

Sot mund të themi se Hemilton është numri 1 në këtë periudhë. Shpesh për 10 vjet ka qenë një pilot që ka qenë para të tjerëve. Mund të bëhet vlerësimi në bazë të titujve botërorë të fituar, por janë shumë kushte të ndryshme. Në kohën e Fangio ishin më pak gara, mund të përdorej makina e shokut të skuadrës dhe pikëzimi ishte ndryshe. Nuk mund të bëhet një krahasim i mirëfilltë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë