Sociale

BE vendos viza për amerikanët

Qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të udhëtojnë në Europë pa viza në vitin 2021.
Sipas njoftimit që Bashkimi Europian bëri të premten udhëtarët amerikanë do të kenë do të kenë nevojë për një lloj të ri vizash – një Sistem Europian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit ose ‘ETIAS’ – për të vizituar Zonën Shengen Europiane.
Zona e Shengenit është një zonë me 26 vende europiane që nuk kanë kufij të brendshëm dhe u lejojnë njerëzve të lëvizin lirshëm, duke përfshirë vende si Spanja, Franca, Greqia, Gjermania, Italia dhe Polonia.
Aktualisht, qytetarët amerikanë mund të udhëtojnë në Europë deri në 90 ditë pa vizë.
Sipas njoftimit të BE-së, për të aplikuar për ETIAS, qytetarët amerikanë do të kenë nevojë për një pasaportë të vlefshme, një llogari të postës elektronike dhe një kartë krediti ose debiti. Të miturit do të kenë nevojë vetëm për pasaportat e tyre normale për të udhëtuar pas hyrjes në fuqi të vizave.
Po ashtu, BE ka bërë me dije se viza ETIAS është e vlefshme për tre vjet dhe i lejon amerikanët të hyjnë në zonën Shengen sa herë që është e nevojshme.
ETIAS është një sistem tërësisht elektronik, i cili lejon dhe mban gjurmët e vizitorëve nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Zonën Shengen. Në njëfarë mënyre, ai i ngjan Sistemit Elektronik të SHBA për Autorizim Udhëtimi (ESTA), i cili shërben për një qëllim të ngjashëm. Procedurat ligjore për këtë sistem kanë filluar në 2016, dhe sistemi pritet të jetë gati në vitin 2021.
ETIAS do t'i nënshtrohet një kontrolli të hollësishëm të sigurisë për secilin aplikant për të përcaktuar nëse mund të lejohet të hyjnë në ndonjë vend të Zonës Shengen. Meqenëse qytetarët e vendeve që nuk kanë nevojë për vizë për udhëtime deri në 90 ditë në BE nuk kanë nevojë të kalojnë nëpër një proces të gjatë të aplikimit për vizë, ETIAS do të sigurojë që këta njerëz nuk janë kërcënim për sigurinë. Ky sistem i autorizimit të udhëtimit do të mbledhë, mbajë gjurmët dhe përditësojë informacionin e nevojshëm në lidhje me vizitorët për të përcaktuar nëse është e sigurt për ata të hyjnë në zonën Shengen.
ETIAS, përveç që përdoret për qëllime biznesi dhe turistike, gjithashtu do t'i lejojë njerëzit të vizitojnë zonën Shengen për arsye mjekësore dhe tranzitore.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë në një mosmarrëveshje me Parlamentin Evropian të BE dhe Komisionin Europian mbi vizat për Bullgarinë, Kroacinë, Poloninë, Rumaninë dhe Qipron. Udhëtarët në këto pesë vende janë të vetmet vende të BE që SHBA kërkon të aplikojë për vizë.
Në vitin 2016, Komisioni Evropian lëshoi së pari një raport që i bëri thirrje SHBA-së që të heqin vizat për këto pesë shtete si për 23 vendet e tjera, në këmbim të ruajtjes së të njëjtit status për qytetarët amerikanë.
Raporti gjithashtu tregoi se komisioni donte të priste derisa presidenti Trump të ishte në detyrë të “nxiste për reciprocitet të plotë të vizave”.
Në qershor të vitit 2018, parlamenti votoi në favor të Komisionit për vendosjen e vizave për qytetarët amerikanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë