Lajme

BE rregullore të artë për mbrojtjen e privatësisë. Gjobat, 4% e PPB globale

Në javët e fundit, duhet të keni vënë re disa tabelëza që u janë shfaqur në shfleteusin e kompjuterit tuaj ose në e-mail duke ju kërkuar që të dakordoheni me termat e reja të shërbimit ose politikat e reja të privatëisë së kompanisë. Kjo sjellje, ndryshe nga ç’mund të mendojnë disa njerëz, nuk është si rezultat i shembujve të kohëve të fundit në lidhje me keqpërdorimin e të dhënave personale. Nuk është një ndryshim i thjeshtë në dokumenta – këto kompani po përgatiten për një transformim radikal në peizazhin rregullator që do të ketë impakt të gjerë për organizatat dhe përdoruesit e tjerë.

Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave do të nisë efektin e saj më 25 Maj dhe përfaqëson ndryshimin më të madh në privatësinë e të dhënave Europiane  dhe të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave në më shumë se 20 vjetë. Rregullorja ka për qëllim tu japë individëve më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre personale dhe thjeshtëson mjedisin rregullator. Në këtë mënyrë ata mund të përfitojnë më shumë nga një ekonomi dighitale gjithpërfshirëse dhe e besueshme

Por çfarë do të thotë kjo për ju?

Nuk është thjesht për Europianët

Meqënëse Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave kaloi nga Komisioni Europian, nuk do të thotë që do të ketë impakt vetëm tek Europianët. Rregullorja e re do të aplikohet për çdo organizatë ose biznes që vepron në tokën Europiane, ashtu si të gjithë ata jashtë që ofrojnë të mira dhe shërbime për qytetarët e Bashkimit Europian, përfshirë këtu edhe bizneset online. Duke patur parasysh natyrën globale të internetit, kjo do të thotë që shumica e shërbimeve online dhe individët janë të prekura në një farë mëny

Të gjitha informacionet tuaja delikate janë të mbrojtura

Përkufizimi i “të dhënave personale” përfshin gjithçka; që prej emrit tuaj, vendndodhjes, fotove dhe detajeve bankare – dhe mënyrave të tjera përmes të cilave ju mund të identifikoheni on line si adresa juaj IP. Informacionet tuaja personale delikate, të tilla si të dhënat gjenetike ose të dhëna që mund të zbulojnë identitetin tuaj seksual, qasjen politike, ose besimin fetar, janë të mbrojtura gjithashtu nga rregullorja e re.

E drejta për tu harruar

Nëse informacioni juaj i cili është kërkuar më herët për një qëllim të caktuar, nuk kërkohet më për të njëjtin qëllim,  është marrë në mënyrë të paligjshme, ose ju nuk keni qenë dakord  që të dhënat tuaja të grumbullohen, keni të drejtë të fshini të dhënat tuaja.

Keni kontrollin e të dhënave tuaja

Nën rregulloren e re, ju keni të drejtë të zgjidhni dhe keni kontrollin gjithashtu. Dakortësia juaj kërkohet në mënyrë eksplicite  në rast të procesimit dhe grumbullimit të informcionit tuaj, që do të thotë se kompanitë do të kërkojnë leje për të mbledhur të dhënat tuaja më shpesh – dhe ju do të shihni gjatë lundrimit në internet më shumë “kliko për të proceduar” ose “je dakord?”.

Bosi juaj duhet të përshtatet me rregulloren gjithashtu

Qasja ndaj të dhënave dhe të dhënave personale të ruajtura për ju gjithashtu vlen edhe për punëdhënësin tuaj. Me rregullat e reja, nëse jeni në BE, ju mund të paraqesni një kërkesë për të patur të gjitha të dhënat që janë grumbulluar rreth jush si  punonjës –përfshirë intervistat, përshkrimet e performancës, listat e pagave dhe të frekuentimit, gjithashtu edhe çdo e-mail drejtuar juve ose që ju e keni dërguar, ose është dërguar për ju dhe kompania juaj është e detyruar tu përgjigjet brenda  30 ditëve ose në të kundërt do të përballet me penalitete të rënda

 Mund ti transferoni të dhënat tuaja më lehtësisht

Dëshironi fleksibilitet në platformë apo të ndërroni ofruesit krejtësisht? Tani ju do të keni fuqinë për të shkarkuar të gjitha të dhënat tuaja që disponon një organizatë e caktuar në një format lehtësisht të përdorshëm, duke patur mundësinë të shikoni se çafrë të dhënash kompanitë kanë mbledhur për ju. Gjithashtu po aq lehtësisht do të mund të transferoni të dhënat tuaja nga njëra platformë në tjetrën.

Të dhënat tuaja janë më të sigurta

Rregullat e reja sjellin një nivel më të lartë sigurie dhe mbrojtjeje për përdoruesit. Organizatat do të përballen me një nivel shumë më të lartë sigurie për të patur integritet dhe besueshmëri të të dhënave tuaja. Kjo do të ndodhë duke përdorur zgjidhje kibernetike.

Ju do të njoftoheni nëse do të ketë ndonjë shkelje

Organizatat nuk mund ti lënë më në terr informativ përdoruesit nëse ata janë prekur dhe të dhënat e tyre janë kompromentuar. Ndërsa rregullorja e re ka për qëllim të ruajë dhe të mabjë të sigurt  të dhënat tuaja, goditjet kibernetike dhe krimi kibernetik mbeten një rrezik potencial ende. Nëse të dhënat tuaja vidhen apo çfarëdo tu ndodhë, organizatat janë të detyruara të njoftojnë autoritetet ose individët brenda 72 orëve për shkelje të sigurisë.

Kompanitë gjithashtu nxiten fuqimisht që të përmbushin detyrimet e përcaktuara në rregulloren e re ose në të kundërt do të përballen me gjoba deri në 4% të të ardhurave vjetore globale - të cilat mund të përkthehen në miliarda dollarë për platformat më të mëdha në botë.

Standart i artë për privatësinë

Shkurtimisht, Rregullorja e re për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u konceptua për të fuqizuar të drejtën e individëve për të njohur, kuptuar e për tu dakordësuar në lidhje me të dhënat që janë mbledhur për ta..

Megjithëse mund të ketë disa kompani që preferojnë të fragmentizojnë të dhënat e tyre dhe ti trajtojnë ato ndryshe nëpër vende të ndryshme gjeografike - kjo rrezikon reputacionin e kompanive. Prandaj për këto kompani dhe jo vetëm, mund të jetë më mirë që të shohin Rregulloren e re për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si një standard të artë për mënyrën se si duhet të trajtohen të gjitha të dhënat personale, pavarësisht nga vjen.

Ndërsa BE valvit flamurin si një pioniere globale në forcimin e besueshmërisë së të dhënave me rregulloren e re, shumë njerëz besojnë se kjo rregullore mund të ketë efekte nxitëse në mbarë botën, duke inkurajuar të tjerët që të ngrenë standardet e tyre të privatësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë