Lajme

BE, aplikacion që mund të na mbrojë nga koronavirusi

Studiuesit europianë kanë gjetur një mënyrë për të përdorur smartfonët për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe t'i ndihmojnë njerëzit të shmangin infektimin, pa shkelur të drejtat e privatësisë.

Tetë vende anëtare të BE-së kanë marrë pjesë në shpikjen e një aplikacioni që analizon sinjalet e Bluetoothit midis telefonave celularë për të zbuluar nëse përdoruesit e tyre ndodhen afër mjaftueshëm për të infektuar njëri-tjetrin.

Aplikacioni ruan të dhëna nga telefonat. Nëse përdoruesit testojnë pozitivë me Covid-19, aplikacioni paralajmëron këdo që ka qenë rreth tyre në ditët e mëparshme.

Sipas organizatave franceze dhe gjermane, softueri i ri europian mbron edhe informacionin personal.

Kjo e bën të sigurt nga abuzimi nga palët e treta, duke përfshirë qeveritë, dhe siguron që standardet e mbrojtjes së të dhënave nuk do të pësojnë dëme të pariparueshme pasi Europa të ketë lënë pas krahëve pandeminë.

"Europianët kanë luftuar shumë për të arritur këtu ku jemi," tha Chris Boos, CEO i një kompanie të inteligjencës artificiale me qendër në Berlin, i cili është pjesë e ekipit drejtues të projektit dhe gjithashtu këshillon kancelaren Angela Merkel për politikën dixhitale. “Ne nuk duhet thjesht të hedhim qytetërimin tonë nga dritarja ".

Gjermania do të jetë ndër vendet e para që do të nisë përdorimin e aplikacionit. Kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, por Lothar Vieler, presidenti i Institutit Robert Koch i cili po koordinon përgjigjen e Berlinit ndaj pandemisë, ka lënë të kuptohet se instituti i tij është bashkuar me të tjerët për të punuar në një aplikacion të tillë vullnetar. Ai u tha gazetarëve gjatë një konference për shtyp të martën se, në mënyrë ideale, e gjithë popullata gjermane do të niste në javët të vazhdim të regjistrohej në këtë aplikacion.

Më pas ai do të pritet të përdoret nga vendet e tjera në Europë. Kompanitë që cuan në krijimin e tij janë nga Austria, Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Zvicra dhe Spanja, por nisma mbetet e hapur për vendet e reja.

Deri më tani, vende si Gjermania janë munduar të izolojnë epideminë duke intervistuar të gjithë ata që janë të infektuar, duke izoluar të personat që kanë qënë në kontakt me ta. Por kjo metodologji pune është e gjatë pasi pacientët nuk kujtojnë të me këdo që janë takuar me dy javët e mëparshme.

Në të njëjtën kohë, pacientët kanë tendencë të mbajnë me vete pajisje elektronike që mund të gjurmojnë vendndodhjen e tyre, duke bërë që vendet në mbarë botën të futen në ato informacione për të identifikuar më mirë infeksionet e reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë