Bota

BE kontratë për blerjen e 1.9 mld vaksina nga Pfizer

Bashkimi Europian ra dakord të shtunën për një zgjatje masive të kontratës me Pfizer-BioNTech për të marrë 1.8 miliardë doza vaksine kundër Covid-19 deri në vitin 2023.

Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen shkroi në Twitter se zyra e saj "sapo ka aprovuar një kontratë për 900 milion doza të garantuara që do të merren muajt e ardhshëm.

Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu sigurimin që të gjithë përbërësit thelbësorë duhet të vijnë nga BE.

Komisioni Europian aktualisht ka një portofol prej 2.3 miliardë dozash për blerjen e vaksinave nga dhjetëra kompani. "Kontrata të tjera për blerjen e vaksinave do të bëhen publike së shpejti," tha Von der Leyen në një mesazh në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë