Ne rrjet

BE do të paguajë 10 mijë euro për çdo refugjat të strehuar në Europë

Për herë të parë që nga kriza e refugjatëve, asnjë vend i Bashkimit Europian nuk do të jetë i detyruar të strehojë refugjatë.

Komisioni Europian ka hedhur poshtë sot idenë e kuotave të detyrueshme të refugjatëve, duke paraqitur një propozim të ri për të ndryshuar rregullat e azilit dhe migracionit në Europës pas më shumë se katër vite bllokimi.

Propozimi i shumëpritur, të vonuara nga pandemia e koronavirusit, do t’i lejonin vendet anëtare të BE-së të zgjedhin nëse do të pranojnë refugjatë, ose të marrin përsipër kthimin e atyre që u është refuzuar azili në vendet e tyre të origjinës.

Megjithatë, për t’i joshur vendet anëtare të strehuar refugjatë, ose azilkërkues të shpëtuar në Detin Mesdhe, vendeve do t'u ofrohej 10,000 € për çdo të rritur, të financuara nga buxheti i BE. Por, ndryshe nga e kaluara, asnjë vend nuk do të ishte i detyruar të strehonte refugjatë. Ky solidaritet “à la carte" ka për qëllim t’i japë fund debateve që kanë mbretëruar që nga viti 2015, kur BE detyroi përmes vendet anëtare të strehonin emigrantë përmes kuotave të detyrueshme të refugjatëve. Hungaria dhe më vonë Polonia, nuk pranoi të merrte asnjë refugjatë.

Edhe pse ndryshimet e fundit janë krijuar për të lehtësuar presionin mbi që ndodhen në vijën e frontit, Italia, Greqia dhe Spanja ka të ngjarë të vazhdojnë të mbajnë përgjegjësi për administrimin e kërkesave të azilit.

Komisionerja Europiane për punët e brendshme, Ylva Johansson, tha se metodologjia e re dhe kthimi i emigrantëve pasqyroi realitetin e ndryshuar që nga viti 2015.

Në vitin 2019, 491,200 njerëz u urdhëruan të largohen nga BE-ja, por vetëm 29% u kthyen në vendin e tyre të origjinës. Johansson tha "kthimi 100% është mbase i parealizueshëm" por këtu kishte "hapësirë ​​të konsiderueshme për përmirësim".

Edhe pse kthimi i refugjatëve ka qenë një synim i politikës së BE për vite me radhë, Komisioni shpreson të ndihmojë vendet anëtare të ulin barrën e emigrantëve.

Komisionerja suedeze Johansson shpreson që marrja e përgjegjësisë për kthimin e emigrantëve do të jetë një mundësi tërheqëse për qeveritë e BE-së që nuk kanë dëshirë të strehojnë azilkërkuesit.. Vendi i saj kishte "investuar shumë në Marok dhe Afganistan" në mënyrë që të inkurajojë këto qeveri të marrin përsëri qytetarët e tyre, tha ajo.

Por qeveritë do të bëhen përgjegjëse për çdo migrant që ata nuk arrijnë të kthehen. Qeveritë mund të marrin fonde nga BE edhe për financimin e qendrave të pritjes, sidomos  shtetet e vijës së frontit, si Greqia.

Komisioni po premton gjithashtu procese më të shpejta: ai dëshiron që të gjithë të mbërriturit duhet të kenë përfunduar kontrollet shëndetësore dhe të sigurisë brenda pesë ditëve. Programi parë pilot do të zbatohet në Greqi, por mbetet e paqartë nëse BE ka burime për të përshpejtuar procedurat jashtëzakonisht të ngadalta në Greqi dhe Itali.

Udhëheqësit e BE shkurtuan shpenzimet e emigracionit dhe kontrollieve kufiritare me 8.5 miliardë euro ose 27%, kur ata arritën një marrëveshje mbi buxhetin e ardhshëm shtatë-vjeçar të bllokut europian në korrik.

Më shumë se pesë vjet pasi Angela Merkel hapi kufijtë e Gjermanisë për qindra mijëra refugjatë, emigrimi është një çështje që vazhdon të ndajë BE-në, megjithëse numri i refugjatëve është shumë më i ulët.

Rreth 150,000 emigrantë të paligjshëm mbërritën në BE në vitin 2018, niveli më i ulët në pesë vjet. Por kushtet e tmerrshme me të cilat përballen disa azilkërkues, të përkeqësuara nga djegia e kampit të Morias në Greqi, shihen si dëshmi e dështimit të BE-së. Në prag të propozimeve të reja, agjencia e OKB-së për refugjatët dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin paralajmëruan se politika aktuale e BE ishte "e paqëndrueshme dhe mbart pasoja shkatërruese për jetët njerëzore".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë