Biznes

BB: Kosova e dyta në rajon për të bërit biznes këtë vit

Në listën e vendeve që dinë mirë të bëjnë biznes në rajon (doing business), Kosova vazhdon të qëndrojë në vendet e para edhe për 2019-ën. Ajo renditet e dyta pas Maqedonisë së Veriut.

Banka Botërore citon se sektori që ka ndikuar më së shumti në arritjet e Kosovës për të bërit biznes është lehtësimi i marrjes së lejeve të ndërtimit dhe përmirësimi i energjisë elektrike.

“Kosova ka rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike duke investuar fuqishëm në rrjetin elektrik, sikurse duke implementuar sistemin automatik të menaxhimit të energjisë për monitorimin e ndërprerjeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike”, shkruhet në raportin Doing Business për vitin 2019.

KEDS po investon vazhdimisht për të përmirësuar rrjetin e trashëguar mjaft të vjetër. Qindra lokalitete kanë rrjet krejtësisht të rinovuar, ndërsa investimet vazhdojnë në mbarë vendin, të fokusuara në zonat ku gjendja ka qenë më e rënduar.

Paralelisht, kompania ka punuar edhe në digjitalizimin e rrjetit.

Në avancimin e sistemeve më të fundit teknologjike, KEDS ka deklaruar dy programe inovative të monitorimit të rrjetit, evidentimit të problemeve dhe raportimit në kohë reale, të garantuara nga Banka Botërore. Këto janë programi KOSOVANET për evidentimin e prishjeve, dhe Sistemi SCADA për kontrollin mbikëqyrës të nënstacioneve elektrike dhe marrjen e të dhënave të detajuara nga këto nënstacione.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë