Drejtësia

Baza e armëve në Shkallnur, burg për dy të rinjtë

Gazeta Si - Gjykata e Durrësit ka lënë në “arrest me burg” Hekuran Troplinin 20 vjeç dhe Emiljano Pashon 19 vjeç, të cilët dyshohet se iu kanë shitur armë zjarri grupeve kriminale.

Arrestimi i të rinjve erdhi pasi policia zbuloi të shtunën një bazë armësh në fshatin Shkallnur në një banesë të pabanuar dhe gjysmë të ndërtuar.

Brenda saj u gjetën 4 armë zjarri kallashnikovë me 20 krehëra dhe qindra fishekë luftarakë, teksa policia vuri në pranga të rinjtë në momentin që ata po kontrollonin armët.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, gjithashtu u sekuestruan edhe 4 celularë që do t’i nënshtrohen akt ekspertimit për të parë nëse do të ketë komunikime që do ndihmojnë hetimin për identifikimin e personave të tjerë. Gjithashtu u sekuestruan para dhe lëndë narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë