Histori

“Bataclan”, 3 vjet më parë Parisi u përgjak nga terroristët

Tre vjet kanë kaluar që nga 13 nëntori 2015, kur Parisi uzhyt në pak minuta në makthin e sulmeve të njëkohshme terroriste, tëpretenduara më vonë nga ISIS. Një komando e armatosur dhe kamikaze hyri nëveprim në Stade de France dhe në disa kafene të mbushura me njerëz si dhe në “Bataclan”,teatrin ku po mbahej një koncert muzikor: numri, ishte 130 të vdekur dhe mbi400 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë ende duke u përpjekur të shërojnëplagët e tyre fizike dhe të padukshme.

Tre vjet më vonë, në mesin e tëmbijetuarve, disa prej tyre kanë ndryshuar shumë psikoanalistë, ka nga ata qëjanë mbyllur në heshtje, nga ata që kanë shkruar një libër kujtimesh, ose që kanëbërë një tatuazh në trup, që ndihmojnë për të kujtuar të vdekurit ose"transformuar horrorin e përjetuar në diçka të bukur".

Në nëntor të vitit 2015, vendi ishte ende i tronditur nga sulmet e janarit në redaksinë e Charlie Hebdo dhe supermarketin Hype Kasher.

"Ne nuk mendonim se një vrasje masive do të ishte e mundur të ndodhte në Francë. Sot ne jemi shumë më të përgatitur",  siguron në një intervistë ministrin i Brendshëm, Gérard Collomb. "Shërbimet tona janë të mira e të pajisura për të zbuluar kërcënimet e mundshme që mund të na kanosen çdo ditë”.

Një sondazh i “Ifop”, tregon se, dy vjet pas masakrës,sipas 92% të francezëve, një kërcënim terrorist  mbetet akoma i lartë.

Ministri gjithashtu konfirmon: "Humbjet e pësuara nga ISIS në terren mund të forcojnë motivet e atyre që duan të veprojnë këtu", në Francë. Në burg për masakrën është i vetmi i mbijetuar i komandos që sulmoi “Bataclan”, Salah Abdeslam, plus një tjetër dhe dhjetëra të dyshuar, të burgosur mes Francës, Belgjikës dhe Tunizisë, ka raportuar në ditët e fundit, prokurori i Parisit, François Moulin.

Por në hetim, pranoi gjykatësi, ka ende "zona gri" që shpresojmë se do të sqarohen nga arrestimet e xhihadistëve në zonat e luftimit të Irakut dhe Sirisë.

Nesër në Francë, Presidenti Emmanuel Macron, dhe kryetarët e Parisit dhe Saint-Denis, do të tekohen me të mbijetuarit dhe të afërmit e viktimave në aktivitete përkujtimore të ndryshme, me leximin e emrave të atyre që humbën jetën atë ditë nga çmenduria xhihadiste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë