Këshilli Bashkiak i Shkodrës në mbledhjen e ditës së sotme (e enjte, 19 mars) ka vendosur të marrë iniciativë fiskale për të ndihmuar qytetarët e saj në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi.
Këshilli Bashkiak vendosi të përjashtojë nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit publik) për një periudhë tremujore për vitin 2020 të gjitha kategoritë si familje e individë, persona fizikë e juridikë, ambulantë, OJF e institucione publike.
Do të përfitojnë nga vendimi në Shkodër lagjet 1, 2, 3, 4, 5, Njësitë Administrative Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Rrethina, Pult, Shalë e Shosh.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.