Dy muaj pas bërjes publike të aktakuzës për krime lufte ndaj Presidetit Hashim Thaçi dhe kreut t PDK, Kadri veseli, Prokuroria e Hagës ka bërë vetë publike akuzën edhe ndaj ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, që ka qenë një nga udhëheqësit të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.
Akuza pretendon se Thaçi dhe Veseli dyshohen se janë përgjegjës për vrasjen e 100 personave. Prokuroria e Hagës nuk ka zbuluar emra të tjerë, por mediat në Kosovë shkruajnë se nën hëtim janë edhe disa figura të tjera politike.
Sipas tyre, edhe Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti i PDK’së, Azem Syla janë të akuzuar nga Specialja.
Në përmbledhjen e propozim-akuzës të publikuar nga portali “Arbresh.info” thuhet se ka Haga ka prova të rëndësishme për të gjithë të akuzuarit.
“Ka prova të rëndësishme për vendosjen e përgjegjësisë në një nivel të lartë për krimet e ndodhura në vendet kryesore të identifikuara të paraburgimit në 1998/1999”, thuhet në dokument.
Dokumenti përmend fshatrat Jabllanicë, Likoc, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Baicë, Llapashticë, Kleçkë dhe Zllash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.