Politike

Basha: Zgjidhja e krizës kalon nga politikanët me pranga në duar

Kreu i opozitës Lulëzim Basha e ka nisur të javën me një postim në llogarinë e tij në Facebook duke vazhduar akuzat për vjedhjen e votave ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Ja si hajduti psiqik vodhi zgjedhjet me krimin e organizuar për të plaçkitur Shqipërinë me ta dhe me oligarkët grabitqarë! Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psiqik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale. Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!”- ka shkruar Basha në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Statusi I kreut të demokratëve është shoqëruar me një videomontazh për të njëjtën temë, ku kryeministri Rama ka komentuar në raste të ndryshme të daljeve të tij publike përgjimet e kanalit gjerman Bild.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/vb.166424440075412/1155349714672528/?type=2&theater

Kreu i demokratëve vazhdon retorikën e disa muajve “Kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar!” në kërkim të rrëzimit të Ramës, por nuk ka deklaruar ende se si do të vijojë strategjia e opozitës për ta realizuar këtë përmbysje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë