Politike

Basha te fasonët: Është koha për ndryshim

Jo më kot, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vizitoi një ndërmarrje fasone  me 170 punonjës nga 500 që ka pasur në të kaluarën për të treguar se plani i rimëkëmbjes i propozuar nga PD-ja mund t’i shërbejë frymëmarrjes së ekonomisë.     

“Vetë shifrat zyrtare tregojnë që 75 % e biznesit nuk nxjerr më asnjë fitim ose është në humbje, dhe kjo po fillon të reflektohet tek rritja galopante e papunësisë, që natyrisht është shumë më e lartë se sa gënjeshtra që prodhon ditë për ditë makineria e propagandës.

Plani ynë i rimëkëmbjes anti-COVID nuk është programi ynë elektoral, por është kërkesa që të ndalë vjedhjet këto 6 muajt e fundit dhe t’i çojë paratë e shqiptarëve ku kanë nevojë shqiptarët. Tek afro 100 mijë të papunë, jo zyrtarisht, zyrtarisht 50 mijë të papunë. Tek sipërmarrja që po vuan, me theks të veçantë biznesi i vogël, ku kemi propozuar një çek  prej 1 mijë eurosh për çdo biznes të vogël.

Tek sipërmarrja që rimerr në punë ata që kanë humbur vendin e punës, ku kemi propozuar që për çdo person që rimerret në punë, shteti të disbursojë 200 mijë lekë të vjetra apo 20 mijë lekë të reja.

Tek pensionistët me një çek prej 20 mijë lekë të vjetra në muaj për person, për të mbuluar shpenzimet shtesë të pandemisë dhe dyfishimin e ndihmës ekonomike”, prezantoi Basha.

Sipas tij, “pas 7 vitesh amullie keq-menaxhimi, dështimi dhe premtimesh të pa mbajtura, ka ardhur koha për ndryshim”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë