Politike

Basha takon Komisionerin për Zgjerim: Do t’i japim fund krizës!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi pas takimit me komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, se do të bënte gjithçka për t’i dhënë fund krizës politike .

Duke folur para mediave ai tha  se ka diskutuar me komisionerin Varhelyi mundësitë e zgjidhjes së kësaj krize, negociatat dhe reformën zgjedhore.

Basha ka deklaruar se presioni ndërkombëtar për Reformën Zgjedhore ka qenë mbi mazhorancën, duke detyruar që Reforma Zgjedhore të bëhet vetëm me konsensus të opozitës dhe jo brenda Parlamentit.

“Ky presion detyroi mazhorancën ta pranojë dhe ta nxjerrë nga Parlamenti ilegjitim, nga pseudo- parlamenti me Damian Gjiknurët, Imerët dhe ta ulë në tryzë jashtë parlamentit me opozitën dhe që Reforma Zgjedhore të hartohet dhe miratohet me konsensus të plotë me opozitën”, tha Basha.

Ai tha para mediave se komisioneri për Zgjerim e ka prezantuar me strategjinë e tij, të cilën ai dhe opozita e bashkuar e mbështesin plotësisht, dhe se kanë gjetur dakordësi për arritjen e dy objektivave madhore, që do çonin në zgjidhjen e krizës, zgjedhjet e lira e të ndershme dhe hapja e negociatave.

Nga ana tjeter, Varhelyi tha se në takimin me Bashën pati një diskutim konstruktiv me opozitën jashtë-parlamentare.

“Në takimin me Lulzim Bashën kishim një diskutim konstruktiv me opozitën jashtë-parlamentare. Mirëpres marrëveshje për të ecur përpara me reformën Zgjedhore”, tha Varhelyi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë