Politike

Basha: Skandal, Rama i dha 4 ndërtuesve 22 milionë euro në një ditë

Kryetari i Partisë Demokratike në një intervistë dhënë për Nova Media online në SHBA akuzoi kryeministrin Edi Rama se akoma nuk e ka miratuar aktin normativ për përballimin e krizës ekonomike që pritet të krijohet nga situata pandemike e koronavirusit. Ndërsa ka shtuar se po të krahasosh shifrat, Rama ka u jep 4 ndërtuesve 22 milionë euro, ndërsa për shëndetësinë ka parashikuar t'i japë 25 milionë euro.

" Janë 22 milionë euro të transferuar para dy ditësh nga thesari i shtetit vetëm për katër kompani duke shkelur të gjitha afatet kohore. Brenda 48 orëve janë bërë faturat, janë konfirmuar faturat, janë bërë pagesat dhe duke përdorur 22 milionë euro cash lekët e shqiptarëve, taksat e shqiptarëve në një kohë kur akoma nuk kemi një buxhet për shëndetësinë.  Është njoftuar  nga z. Rama para dy ditësh që buxheti do të jetë 25 milionë euro, por akoma nuk kemi detaje, akoma nuk kemi një akt formal shtetëror siç është akti normativ apo siç është vendimi përkatës për t’i dhëne këto para për shëndetësinë", shprehet Basha.

Më tej kreu i PD-së, theksoi në intervistën e tij, se mjekët, infermierët, stafi shëndetësor janë në kushte jashtëzakonisht të veshtira, po përballen ditë për ditë me numrin ne rritje te infektuarve dhe personave që po vuajne pasojat e infektimit, janë më të rrezikuarit. "Kemi dy jave që kërkojmë të vendosin mjaftueshëm fonde për të blerë pajisje shëndetësore; për të blerë respiratore, ventilatore për pacientët, për të rritur numrin e pajisjeve testuese dhe kiteve testuese. 22 milionë euro të shqiptarëeve shkojne ne nje drejtim krejtesisht te panevojshem, shkojne për 4 kompani apo 4 persona dhe ky padyshim është një skandal ku nuk mund të mos tërhiqte vemendjen e medias dhe të mos merrte dënimin më të madh", u shpreh Basha.

Ai shtoi se PD-ja ka bërë thirrje që prej 2 shkurtit të merren masa, por ato kanë rënë në vesh të shurdhër nga ana e qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë