Politike

Basha sjell postimin e një viti më parë: Tani i lumtur që nënshkruam kontratën brenda TK

Në një kohë që çështja e Teatrit vijon të jetë e nxehtë, kreu i PD, Lulzim Basha, i cili është pozicionuar në mbrojtje të artistëve ka risjellë në kujtesë një postim të bërë prej tij një viti më parë.
Basha dikur shprehej se Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro.
“Puna e Teatrit është “loja” 200 milionë euro!
Hajduti psiqik Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla.
Ndiqni më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shprehet kryedemokrati Basha.
Lideri demokrat më tej thotë se tashmë ndihet i lumtur që kontratën e nënshkroi brenda Teatrit Kombëtar këtë të enjte, duke kujtuar premtimin që bëri, se sapo të vijë në pushtet, godina e Teatrit nuk do të preket.
“P. S. I lumtur që kontratën e nënshkruam brenda Teatrit Kombëtar këtë të enjte!”,thotë ndër të tjera Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2319681334778889/?__xts__[0]=68.ARBRhCt2SG5gRZsOl_Luy0xR0gqQLmfoZiwB9XWFqL4hpRMFZzvPUiQMOtnAsjC_k_nDV1ZIOk4xz21dCECLpQ69udmRQ-6g4ZS7a_bKk-rBb6sA2lr7IZbPuLeQ2NSXcZFHyzHHWTBGL_-C5n2BJO2aG4NhTAs80Cdj0MEyLw42b53t-UEVZsCLvY4NB8mSqm3Y2t5neoVBr8tAI4ZiRJdOsELEP4BkYqzomplvehesSze5vA7ofg682m58llDLf2igVhWEzjS-d9ul1gnFg4rrwm14lx9rRo-0EHZeHtTMaDySHXziAEP3uFSEJeFiF_E0k9hP58rq-A6hvx9WavmAYgBCZ0X691zWUw&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë