Politike

Basha: Shteti të financojë rindërtimin. LSI: Të hetohet Rama

Kryedemokrati Lulzim Basha ka inspektuar zonat e ndryshme në Tiranë, si në njësinë 6 në Kombinat dhe në Njësinë 8, si dhe në Prezë të Vogël. Kryedemokrati është njohur nga afër me problematikën e disa prej familjeve që kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, si pasojë e goditeve të shkaktuar nga tërmetet gjatë këtyre ditëve. Në Prezë situata është cilësuar e rëndë, pasi rezultojnë se ka 30 shtëpi të dëmtuar.
Rreth 40 shtëpi janë praktikisht të pabanueshme, por njerëzit nuk janë sistemuar akoma të gjithë në çadra. Banorët e Prezës së Vogël, sit ë gjithë të prekurit nga tërmeti, nuk janë akoma të sqaruar se çfarë do të bëhet me banesat e tyre dhe nëse do të ketë apo jo ndihmë financiarë nga shtetit. Shumica prej tyre nuk ishin në gjendje të mirë ekonomike për të të rindërtuar një shtëpi nga e para apo për të bërë rregullime të mureve të shembur e të çarë plotësisht. “Duhet të bëhet vlerësimi. Nëse shtëpia nxirret jashtë përdorimit, financohet e gjitha. Nidhma financiare është edhe një nga qëllimet e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme”-tha Basha. Banorët dëshmuan se disa nga shtëpitë janë dëmtuar që në termetin e 21 shtatorit, por askush nuk ka marrë asnjë masë.

Image may contain: 1 person, sitting, living room and indoor
Lulzim Basha gjatë vizitave në familjet e prekura nga tërmeti

Pamjet tregojnë se tërmeti i fundit i ka nxjerrë ato jashtë funksioni dhe burim rreziku për jetën e familjarëve.

Më e prekura nga zonat është Kombinati, ku banorët dëshmojnë se janë në mëshirë të fatit. Pasojat e rënda të tërmetit janë të dukshme në banesat e tyre, por banorët thonë se nuk kanë asnjë kujdes as nga bashkia, as nga qeveria.

Image may contain: outdoor

Kërkesa e të gjithëve është t’u shkojnë autoritete për të vlerësuar nëse banesa është e jetueshme dhe e sigurtë, gjë që nuk ka ndodhur deri tani. Edhe në ato pak banesa të vërifikuara të pabanueshme, banorët thonë së nuk u është dhënë asnjë zgjidhje për strehim. Ata flenë në çadra plasmasi të sajuara ose të marra tek fondacionet e huaja të ndihmës.

Image may contain: 1 person, outdoor

Situata më e rëndë është në objektet e ish fabrikës së qelqit të cilat rrëzikojnë të shemben plotësisht. "Rrezikon të bjerë objekti. Ka krisje në kollona, por Njesia na ka thënë: nuk ju njohim fare", ngrejnë alarmin familjet në rrezik.

Image may contain: outdoor


Edhë në njësinë 8 në Tiranë, struktuart e PD-së, kanë verifikuar dëme të rënda në pallate e shtëpi private. Në rrugën Skender Sallaku, kryetari Basha pa një pallat 13 katësh me 50 familje, i cili kishte krisje të rënda në kollona. "Na kanë rënë tullat e mureve dhe jemi rrezikuar. Njerëzit kanë dalë vet, ndërsa pallatit nuk i është vënë asnjë shirit", - thotë një banore. Në Rrugën Riza Cerova, një pallat i ndërtuar 2 vitet e fundit është krisur rreth e rrotull, por askush nuk ka shkuar për të vlerësuar gjendjen. "Pallati është çarë në të gjitha anët. Askush nuk na thotë asgjë" – u shpreh I revoltuar një banor, ndërsa një tjetër shtoi -"Askush nuk na jep asnjë shpjegim. Nuk na thotë njeri rrihet apo jo në shtëpi”.

LSI kërkon hetimin e Ramës nga prokuroria
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kërkon nisjen e hetimeve për kryeministrin Edi Rama për mos marrjen e masave nga ana e qeverisë pas tërmetit të rënë më 21 shtator. Me anë të një postimi në rrjetet socialiste Vasili kërkon që të nisin hetimet duke renditur disa fakte që sipas tij e "fajësojnë" kryeministrin. Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka sipas tij, deklaroi publikisht ne e23 shtator se 915 banesa u dëmtuan dhe se situata pas 21 shtatorit ishte tepër e rënde, sepse ky ishte tërmeti më i rëndë i 30 vjetëve të fundit. "Kryeministri është sot nën akuzë, sepse ishte përgjegjësia e tij direkte të merrte masat e detyruara me ligj, që do të evitonin humbjen e shume jetëve njerëzore në 26 nentor ndaj ai duhet të përgjigjet sot përpara drejtësisë sepse : Nuk shpalli Gjendjen e Fatkeqesise Natyrore megjithëse vendi u përball me një katastrofë të jashtezakonshme në 21 shtator; Nuk izoloi ndërtesat e dëmtuara rëndë dhe tepër të rrezikuara; Nuk evakuoi banorët nga ndërtesat e dëmtuara dhe për pasoje tepër te rrezikuara për jetën e qytetarëve; .Nuk mobilizoi një ekspertizë ndërkombëtare të kualifikuar për evidentimin e ndërtesave të demtuara rëndë; Nuk mori asnjë masë për plotësimin e Rezervave të Shtetit me të gjithë materialet e nevojshme për përballimin e situatave të tilla", shkruan Vasili.

https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2226637210969432


Gjithashtu Vasili e akuzon Ramën se nuk ngriti Agjencinë Kombëtare të Emergjencës Civile, e cila nuk ishte ngritur fare përpara 21 shtatorit edhe pse ligji i Emergjencave Civile ishte miratuar që më pare dhe u ngrit në 27 nentor pas tërmetit të dytë të tmerrshëm.
Një tjetër pretendim i tij është edhe se nk u morën fare në konsiderate nga kryeministri dhe nuk u bë asgjë lidhur me kërkesat e qarta dhe të drejtpërdrejta të Presidentit për gadishmërinë e përballimit të situatave emergjente nga tërmeti, si edhe ato të datës 23 shtator, kur u kërkua vlerësimi i ndërtesave dhe kërkesa për ndihme Agjencisë Atomike.
"Prokuroria shqiptare sot është përballë një përgjegjësie të rëndë sepse: .Akoma nuk ka filluar hetimi për mosveprimet e kryeministrit lidhur me katastrofën e 21 shtatorit; Ka lejuar prishjen e banesave pa përfunduar deri në fund hetimi i tyre, duke krijuar terrenin për prishjen dhe fshehjen e provave; Nuk ka filluar hetimin për veprimet dhe mosveprimet e kryeministrit lidhur me tërmetin e tmerrshëm të 26 nentorit. Prokuroria po bëhet një bashkëfajtore e hapur dhe do të pergjigjet edhe ajo për çdo vonesë. Të gjithë e njohin ligjin dhe të gjithë po shënojnë gjithçka. Fshehja e Fajtorit dhe e të vërtetave ështe rivrasja e dytë e 51 qytetarëve të pafajshëm që humben jetën në 26 nëntor", shprehet Vasili.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë