Politike

Basha-Ramës: Njerëzit janë jashtë, s’është koha për tallje! Zbato tre propozimet tona

Lulzim Basha i cilësoi tallje komentet e Edi Ramës në lidhje me tre propozimet e Partisë Demokratike për daljen nga situata e emergjencës. Ai këmbënguli se propozimi i opozitës është alternativa më e mirë për t’u ardhur sa më shpejt në ndihmë mijëra banorëve që kanë mbetur pa çati.

“Në vend që të tallet, le të çojë njerëzit e shtabit të marrë kontakt për të organizuar këta 500 inxhinierë në terren. Ka nisur dimri, është ftohtë dhe në çdo situatë kjo do të ishte e vështirë, shto këtu edhe traumën që këta janë pa shtëpi. Angazhimi do të përshpejtonte procesin e vlerësimit dhe do të jepte edhe një faturë të qartë të dëmit dhe ne nuk mund t’i ikim transparencës”, deklaroi Basha nga zona e Hidrovorit në Durrës.

Kreu i PD këmbënguli tek pika tjetër e propozimit të tij, që është ajo e anulimit të kontratave me oligarkët. Edhe këtë pikë, Rama e hodhi poshtë në mbledhjen e qeverisë këtë të martë. Basha thotë se nisur nga gjendja e emergjencës dhe nga ligji në fuqi, Qeveria i ka duart e çliruara për t’i anuluar këto kontrata.

“Të anulojë kontratat e oligarkëve dhe t’i çojë tek njerëzit që kanë nevojë, ligji ja mundëson këtë”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së thotë se dëmet që shfaqen nëpër pallate janë pjesa më e dukshme, por më e vogla e dëmit të madh të shkaktuar nga tërmeti.

“Pjesa e pallateve është një shumë e vogël e dëmit të madh. Të gjithë fshatrat përreth kanë pësuar dëme të mëdha. 9 në 10 shtëpi janë shkatërruara dhe nuk ka shkuar njeri t’i shohë. Është e papranueshme që pas një jave atje nuk ka shkuar njeri që t’i shikojë këto familje”, shton Basha.

Ai iu kundërvu edhe për pjesën e medias Kryeministrit Edi Rama, që në videomesazhin e shpërndarë nëpër rrjetet sociale para se të nisej për në Londër, porosiste qytetarët që të shmangnin televizionet dhe portalet.

“Qytetarët të marrin informacione nga media, jo nga propaganda. Ne nuk jemi në garë dhe të mos e konsiderojmë garë, por ka foshnje njëmuajshe që ishte nata e tretë që flinte në makinë. Është situatë masive dhe ka nevojë për ndihmë strukturore dhe të mirëkoordinuar. Boll me llafe dhe boll më me shfaqje. Do të mbështesim pa asnjë rezervë këdo që është i angazhuar të ndihmojë. Nuk ka kohë dhe hapësirë për asnjë manovër dhe llafe për keqpërdorim të situatës. Propozimi ynë është për t’u shkuar në ndihmë njerëzve dhe të kalojmë fondet nga 10 oligarkët tek mijëra familje në nevojë”, deklaroi Basha.

9 në 10 shtëpi janë jashtë funksionit. Nuk jetohet. Harresë dhe lënie totale në mëshirë të fatit e mijëra banorëve. E dyta, në kampin e çadrave në manëz është një batërdi e vërtetë, balta deri në gjuy, brenda nga foshjne një muaj deri tek pleq 90 vjeç. Ka dy objekte shkollore që janë në rregull dhe ska pse banorët t ëlihen në lluc. Të çohen nëpër shkolla, ose nëpër kontenierë, jo nëpër çadra.

I revoltuar me situatën që kam parë në ishëm e manzë. Ka një paralizë totale, edhe njëherë thirrje kemi propozuar 3 pika për ata që kanë vullnetin ta dëgjojnë dhe zbatojnë. Deri në 500 inxhinierë janë gati nëse pajisen me autorizime nga shteti që të përshpejtojnë procesin e rivlerësimit. Njerëzit duan ta dijnë këtë. Kjo të jep qartësi dhe duke dhënë qartësi të ndihmon se çfarë hapi tjetër duhet të ndërmarrim. Përdorimi i burimeve njerëzore, që i kemi këtu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë