Politike

Basha: Rama të jepte dorëheqjen. Zgjidhja, 9 kushtet e Bundestagut

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaori se gjesti i vetëm që mund të ndërmerrte Edi Rama sot është të jepte dorëheqjen dhe këtë duhet ta bënte nëse do të ishte patriot. "Shikoni Kosovën, sa palë kanë zgjedhje ka pasur deri më sot. Shikoni Maqedoninë e Veriut vetëm, ky i ka zgjedhjet armik. Kjo qeveria nuk e ka legjitimitetin dhe ka vetëm një rrugë le të vendosin vetëm me anë të rruge pushtetin e popullit", tha Basha në konferencën për shtyp.
Kryedemokrati Lulzim Basha doli menjëherë para mediave, pasi kryeministri Edi Rama mbylli konferencën për median. Lideri i opozitës bëri të ditur se kishte në Berlin dhe nga atje kishte marrë edhe atë që e cilësoi dosjen më të freskët për qëndrimet e Gjermanisë. Për Bashën zgjidhja e kësaj situate është zbatimi i 9 kushteteve të Bundestagut gjerman dhe që konsiston në zgjedhje të lira.

Basha në konferencën e sotme. Gazeta Si, 18 tetor 2019

Basha tha se nëse Rama do vendoste interesin e shqiptarëve para të vetit sot duhet të dilte të jepte dorëheqjen dhe të mos hiqej si njeri patriot me mjekër si Ismail Qemali në një kohë sovraniteti ka marrë fund, pasi kufijtë i janë dorëzuar Frontex, sepse nuk i kontrollon dot .
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe barazia para ligjit, këto janë dy kushtet. Rruga për të dalë nga kjo greminë kjo është. Kemi një rrugë për të hapur negociatat dhe jo është përshkruar te 9 kushtet e bundestagut.Në emër të opozitës dua të konfirmoj se ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të mos e pranuar gjendjen e sotme që është tërësisht dhe kryekëput përgjegjësi e një njeriu i cili sot po të kishte vendosur për një sekondë interesat e shqiptarëve para të vetave do kishte dalë të jepte dorëheqjen, por sigurisht që nuk e prisnim sepse e dimë. Ne nuk presim më, nuk kemi përse të presim më. Rruga është e qartë, ne kemi vendosur që të bashkojmë të gjithë shqiptarët, për ndryshimin që Shqipëria meriton”, deklaroi Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2584977115067141/


Ai mohoi se nuk po kërkon largimin Edi Ramës, duke e cilësuar si sofizma. "Mendoj se kësaj pyetje i kemi dhënë përgjigje më shumë se para një viti. Me dokumentin gjerman të Bundestagut unë mendoj se është fare e qartë se cila është përgjegjësia e çdokujt. Qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme parlmaentare, në një ditë me ato kushte vendore", theksoi Basha. Ndërsa rrëzoi edhe një herë idenë se ka hequr dorë nga protestat. "Opozita përditë po proteston. Ishim të dielën dhe për banorët e Shkozës. Ne s'kemi hequr. Opozita i ka strategjitë e saj dhe se ato nuk tregoen. Kjo rrugë do të përfundojnë sukses dhe Shqipëria nuk mund të mbesë në dorë të 10 personave, 6 oligarkëve dhe 4 kriminelëve dhe disa pronarëve të medias. Janë këta që kanë kapur institucionet, prokurorinë, qeverinë, gjykatat dhe së fundmi pronat", u shpreh Basha.
Kryedemokrati duket se ka mbështetur qëndrimin e mbajtur nga presidentin Macron duke theksuar se qëndrimi i tij është i njëjtë me kancelaren Merkel, porse ai kërkuar që të përcaktohen rregullat që të mos ndodhë siç ndodhi me Rumaninë apo me Bullgarinë e shtetet e tjera. " Bundestagu ngriti mekanizmin e kontrollit tëe gjendjes reale në Shqipeëri. Dhe e njeh gjendjen reale më mirë se çdokush tjetër në plane, siç u detyrua ta pranojë z.Rama në parlament para dy javësh,

Basha në konferencën e sotme. Gazeta Si, 18 tetor 2019

Bundestagu po kështu propozoi një mekanizëm, i cili, po ashtu sikurse e ka propozuar dhe mund ta propozojë edhe Komisioni i ri, shpresoj që sëmundja e zbukurimit të raporteve të mos bartet nga komisioni Juncker tek komisioni i ri dhe kam besim se nuk do të bartet, sepse ky është një alarm edhe për Komisionin e ardhshëm Europian., prapë se prapë nuk ia lanë në dorë rastësisë, Bundestagu ka mekanizmin e vet të verifikimit "1. Janë gjërat në Shqipëri ashtu si duhet të jenë për të hapur negociatat apo jo?! 2. Po ecet vërtetë përpara apo jo?! Po bëhen zgjedhje apo po vidhen zgjedhjet? 3. Po dënohen baballaët që kanë ndërtuar shtëpitë e po shijnë e po ngrijnë Tom Doshët e Vangjush Dakot me shokë apo e kundërta? 4. A ka ndonjë politikan të dënuar për korrupsion apo nga këta që janë kapur me drogë që kanë shkuar një ditë në burg kur qytetarët shqiptarë plasën burgjeve për 30 mijë lekë faturë të papaguar energjie?", theksoi Basha. Ndërsa me ironi theksoi se të gjithë e kanë fajin për mos hapjen e negociatave, "opozita, Macron, e vetëm Edi Rama nuk ka faj".
" Dhe pa shkuar ne drejt këtyre standardeve, nuk shkon Shqipëria në Europë. Macron po kërkon pikërisht këtë. Të reformojë mënyrën sesi vendet e ardhshme anëtare do të kontrollohen, që të mos kenë dështime apo gjysëm dështime si në rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë, apo hapa prapa si në rastin e Vishegradit. Që, prapëseprapaë, po t’i marrësh të gjitha bashkë, nuk janë as 1/100 e problemeve që ka sot Shqipëria. E mora nga pikëpamja europiane, sepse europianët këto simptoma shohin nga trupi i Shqipërisë. Nga trupi ynë shohin azilantë, shohin dhjetëfishin të krimit të organizuar, si në Holandë. Ata shesin drogë atje dhe vijnë këtu e ndërtojnë pallate e kapin institucione", theksoi kryedemokrati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë