Politike

Basha: Rama po bën lojë të pistë politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se kryeministri Edi Rama po bën lojë të pistë politike për të shmangur vëmendjen nga dështimi i menaxhimit të pandemisë

“Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.

Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinati, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI”, tha Basha

.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë