Politike

Basha: Rama mbron Dakon, bankomatin e tij personal

Lulzim Basha akuzon drejtpërdrejtë Kryeministrin se ka marrë në mbrojtje nga drejtësia Vangjush Dakon, që e cilëson si bankamat personal të Edi Ramës.

“Hajduti psiqik po bën ç'të mundet që të harrohet bankomati i tij personal Vangjush Dako. Bën sikur nuk e di, nuk e sheh, nuk e dëgjon atë që sheh gjithë Shqipëria. Edhe pse SHBA e shpalli non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni” ai nuk ka dalë para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni”, shkruan Basha në Facebook.

Basha jep edhe arsyen se përse Rama po e mbron Dakon.

“Kjo sepse Dako mbrohet nga Rama. Ai nuk është thjesht një politikan i korruptuar, por pjesë e krimit te organizuar, me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Vjedhjet e zgjedhjeve me krimin dhe grabitja e Durrësit janë bërë me mbrojtjen, dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës që e mbron Vangjush Dakon, si bankomatin personal të parave të pista. Edi Rama i mbron kriminelët brenda dhe jashtë politikës, sepse me ta e merr dhe e mban pushtetin”, vijon Basha.

Në fund, Basha përsërit se e vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës, si i vetmi kusht për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin dhe vendosjen e qeverisjes në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe oligarkëve, siç akuzon ai Kryeministrin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë