Lajme

Basha prezanton platformën antimafia: Vendi në kolaps

Partia Demokratike në një konferencë me emrin “Çlirimi i ekonomisë, platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë” ka prezantuar platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë për çlirimin e ekonomisë shqiptare, duke parashtruar edhe strategjitë përkatëse.

Kryedemokrati Basha e nisi fjalën e tij duke i mëshuar fort faktit se vendi është në gjendje kolapsi.

“Kemi të bëjmë me një krizë të trefishtë që ka kapluar vendin: politike, ekonomike dhe morale. Kemi propozuar vettigun politik si përgjigje ndaj këtij problemi kombëtar. Duhet të largohen politikanët e lidhur me krimin dhe që nuk justifikojnë pasurinë”, tha Basha.

Sipas tij qëllimi i alternativës demokrate, përmes ndryshimit të Ligjit “Antimafia” është sekuestrimi i pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

Basha hodhi akuza të forta ndaj socialistëve, që sipas tij, veprimet dhe lidhja me grupet kriminale kanë shkatërruar demokracinë në Shqipëri. Ai shprehet se Partia Demokratike është e vendosur për të çuar deri në fund nismën politike dhe ligjore për pastrimin e politikës nga persona me probleme.

“Ne jemi të vendosur për të kaluar vettingun në politike. Bandat e Ballës në Lushnjë dhe Elbasan dhe deri te Bushati me “Bajrat” në Shkodër. Mjafton të kujtojmë dy akte, që parlamenti shqiptar ka marrë në dy javë për ligjin Rama-Fusha, por një javë para kësaj, ishte ulja e taksave për bixhozin. Afera korruptive me koncesionet, po varfëron qytetarët për të pasuruar oligarkët e qeverisë.  Statistikat flasin se 45 biznese po mbyllen çdo ditë. Ne i kemi denoncuar aferat, por kjo që po bëjmë sot është më e madhe se kjo. Ne sot do të prezantojmë strategjinë dhe ligjin se si do të sekuestrohen pasuritë e pajustifikuara dhe të jashtëligjshme”, nënvizoi  Basha.

Ndërkohë, Jorida Tabaku foli për bilancin e abuzimeve në sektorin e tenderave, koncensioneve, monopoleve.

Enkelejd Alibeaj bëri një amendim për ligjin Antimafia, që të gjithë ata që përfitojnë në mënyrë korruptive paratë e taksapaguesve shqiptarë, njësoj si në rastin e krimit të organizuar, atyre që janë bërë palë në këto afera të provojnë ligjshmërinë e pasurive të tyre. Pasuritë e tyre të verifikohen dhe sekuestrohen.

Për këtë platformë që prezantoi opozita ka reaguar në rrjetet sociale kryeministri Rama.

Në një postim në “Twitter”, Rama e quan pasqyrë të dëshpërimit të opozitës rrugë humbur, gjithë sa po thotë opozita.

“Sot paradite Shqipëria u listua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit dhe ne do të kemi sukses në këtë operacion, pikërisht sepse ekonomia, financat e qeverisja jonë, janë krejt e kundërta e atyre që thotë pasqyra e dëshpërimit të opozitës sonë rrugë humbur!”.

https://twitter.com/ediramaal/status/1044163214219587584

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë