Politike

Basha: Debati në PS. Shkodra nën ndikimin e Tom Doshit dhe trafikantëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e krijuar në Shkodër, pas konstituimit të këshillit bashkiak të këtij qyteti, që domoniohet nga socialistët dhe aleatët e tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se nga debatet e zhvilluara në PS-në e Shkodrës, mes këshilltarëve socialistë, dukshëm rezulton se këtë parti, sipas tij, e drejton Tom Doshi. Gjithashtu kryedemokrati ka postuar një pjesë të procesverbalit të mbledhjes së këshilltarëve të PS-së, ku ka pasur debate të ashpra me anëtarëve dhe deputetëve të PS-së, të cilët kundërshtonin caktimin e kryekëshilltares së re, si një urdhër i mbërritur nga qendra.

“Gjatë debatit të socialistëve me Senida Mesin, për të mos ia dorëzuar Shkodrën Tom Doshit siç urdhëronte Edi Rama, flitet për votat e siguruara në Velipojë. Senida Mesi ua mohon kontributin socialistëve dhe ia njeh atë një personi jashtë Partisë Socialiste. Ky person është Pëllumb Gjoka, një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në zonën e Velipojës dhe të Shkodrës, bashkëpunëtor i bandës të Bajrave.

Në Tiranë ai vesh kostumin e biznesmenit që gëzon mbështetjen e Edi Ramës. Për Edi Ramën narkotrafikanti Pëllumb Gjoka mbledh vota, në restorantin e tij në qendër të Tiranës, Edi Rama darkon me familjen dhe fton shpesh miq të huaj. Pëllumb Gjoka është ortak me Tom Doshin në një nga hotelet më luksoze pranë bllokut të ambasadave, ku janë pastruar paratë e trafiqeve të miqve kriminelë të Edi Ramës që i sigurojnë atij pushtetin”, shkruan Basha në postimin e tij.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/pcb.2576282649089567/2576267359091096/?type=3&theater


Më tej ai shprehet se dëshmia e Senida Mesit se votat për Edi Ramën në Velipojë i mbledh një trafikant droge që pastron paratë e krimit në Tiranë, rikonfirmon se vendi qeveriset nga një kryeministër i kapur nga krimi.

No photo description available.
Dokumenti i mbledhjes së këshilltarëve të PS-së


“Edi Rama është angazhuar personalisht për të ndaluar hetimin e pasurive të tyre sipas ligjit Antimafia, sepse Pëllumb Gjoka është shkuesi i Edi Ramës me bandën e Bajrave në Shkodër, ndërsa Tom Doshi është ai që menaxhon çdo pushtet të Partisë Socialiste në kryeqendrën e Veriut. Hajduti Psiqik e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, dhe bashkë me krimin pasurohet në mënyrë të paligjshme duke vjedhur shqiptarët dhe duke pastruar paratë e krimit. Ndaj për sa kohë që në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, shqiptarët mbeten të varfër, të papunë e të dhunuar. Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën”, thekson kryedemokrati.

Image may contain: text
Procesverbali i mbledhjes së këshilltarëve të PS

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë