Politike

Basha pas takimit me Metën: Rrezikohet grusht shteti!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme pas takimit me Presidentin e Republikës Ilir Meta vendi rrezikohet nga një grusht shteti.

 Basha duket se ishte në të njëjtën linjë me kreun e shtetit, duke deklaruar se maxhoranca po tenton që të kapë Gjykatën Kushtetuese.

“Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së personave të maxhorancës në gjykatën kushtetuese. Kapja e Kushtetueses është objektiv i Ramës. Atij i duhet për të mbrojtur kriminelët dhe për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm. Ky është një grusht i pastër institucional shteti”, deklaroi Basha.

Mes të tjerash ai foli për një bashkim dhe rezistencë të madhe nga qytetarët.

“Nuk bëhet me ushtri dhe tanke, por me shërbëtor të bindur në organet e reja të drejtësisë. Kemi diskutuar për këtë dhe të tjera për hapa të maxhorancës, që bëhen për të rrezikuar të drejtat e shqiptarëve. Ne kemi papajtueshmëri të plotë. Do të marrim çdo vendim si opozitë. I bëj thirrje çdo qytetari që do marrim hapa ta tillë, se do të ndeshen me bashkimi më të madh dhe rezistencën e qytetarëve mazhoranca.”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë