Politike

Basha: Paketa me 5 pika për rimëkëmbjen e biznesit të goditur nga tërmeti

Kryedemokrati Lulzim Basha ka inspektuar disa sipërmarrje në qytetin e Durrësit, teksa ka parë nga afër gjendjen e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Basha shprehet se pas takimit që ka zhvilluar me Asamblenë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit dhe në konsultim me ekspertët e PD-së, ka propozuar disa masa emergjente, në mënyrë që të shmanget një “dimër” i padëshirueshëm ekonomik dhe social për këtë qytet.
“Pas një konsulte me përfaqësuesit e Asamblesë së Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Durrësit, me ekipin ekonomik të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar dhe ekspertë të fushës, si dhe bazuar mbi përvojat e ngjashme në vende fqinje, me qëllim për të shmangur futjen e Durrësit në një “dimër” ekonomik dhe social me pasoja të rënda për të gjithë vendin”, shkruan Basha në “Facebook”.
Ndër masat që ai propozon janë:
1-Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.
2- Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.
3-Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit.
4-Përjashtimin nga Tvsh për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve.
5-Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Ndër të tjera, ai i ka bërë thirrje sistemit bankar të riskedulojnë këstet e kredive në periudhën e rindërtimit për operatorët ekonomikë në zonat e prekura.
“Kjo paketë e thjeshtë dhe realiste është ndihma më e mirë që mund ti jepet sipërmarrjes për rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në zonat e goditura. Nga kjo varen mijëra vende pune dhe të ardhurat e dhjetëra mijëra familjeve”, shkruan Basha.

Sot inspektova disa prej sipërmarrjeve në Durrës, ndërsa pasditen e djeshme u takova me përfaqësues të Asamblesë së…

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 7. Dezember 2019

Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë