Politike

Basha nxjerr videomesazhin: Miliarda euro janë vjedhur nga Rama këto 6 vjet

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama për plaçkitjen dhe shkatërrimin e Shqipërisë.
Basha ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, ku tregohen sipas tij vjedhjet nga kryeministri Rama dhe një grup oligarkësh.
Sipas Bashës, Rama me familjen dhe miqtë vodhën miliarda euro në 6 vjet.
“Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Edi Rama këto 6 vjet. Të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Hajdutit Psiqik ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe luks”, shkruan Basha.
“Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike i Hajdutit Psiqik është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve”, vijon më tej kryedemokrati në “Facebook”.
Sipas kryedemokratit, zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë është largimi i kryeministrit Rama.
“Që ta shpëtojmë Shqipërinë nga kjo bandë duhet ta largojmë Edi Ramën”, përfundon kryedemokrati.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/352304579039633/?__xts__[0]=68.ARALoYyhXhI0c_SAc0KaIFcDEZQ2TMOTmio6X6MUoN5-W4oS7Pb6JUdw4frF6eGPiXFS1RWOvb8dXwLBVTL__93U6NscWv3HvKz-gBjTleLxy6dxIzAlqdbprIiOei2OyANCEC6JpFaMdhQOr6ohwT9zTdyO1-9WDNpmzOTO-uTNP9OsiE1CuXq_5MBu_ZpusslRFvkdVvkX15ZotuBcGzUuL1FE5-txGyz2mrRAKnNuDvVAKKMFtjENzhB3nVe9mYoH1pobLdL3GdXH_SRLdpEkL4CSlLlhXNIS5Um2I20bc8vGdOz3NjBylH1f5Y_gAxhrOagAk2Zlzul0VHe0spsgVKy1vYIQEmlkVA&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë