Politike

Basha: Nëse zgjedhjet mbahen nesër, PD është shumicë

Lulzim Basha është i bindur se nëse vendi shkon tani në zgjedhje të parakohshme, por me kushtin që ato të jenë të lira dhe të ndershme, Partia Demokratike është forca e parë për të cilën do të votonin shqiptarë, madje edhe vetë socialistët.

“Të gjitha të dhënat tregojnë se sot opozita e bashkuar është shumicë qeverisëse edhe sikur zgjedhjet e lira e te ndershme të mbahen nesër. Edhe socialistët e ndershëm i thanë jo babëzisë së Edi Ramës”, deklaroi ai.

Nga Librazhdi, ku ndodhej për takimin e radhës me qytetarët, kreu i PD-së përsëriti se përparësi urgjente e opozitës është ekonomia. Mes masave që përmendi ishin heqja e taksës 30 lekë për litër tek karburanti, ulja e çmimit e energjisë elektrike, ndihma për biznesin e vogël përmes vendosjes së vetëm 1 takse dhe subvencionimi i fermerëve.

“Detyra jonë është t’i bëjmë të ditura këto propozime të planit tonë emonomik, që shumicën referendare "Rama Ik" të 30 qershorit ta kthejmë nga maxhorancë refuzuese të regjimit në një shumicë për ndryshim të vërtetë, që do të funksionojë për të gjithë, që ta prekin e gëzojnë të gjithë”, theksoi kryetari i opozitës”, shtoi Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë