Politike

Basha në Shkodër: Lufta ndaj padrejtësisë, lajtmotivi im

Destinacioni i radhës së kryedemokratit Lulzim Basha ka qenë qyteti i Shkodrës. Në takimin me të rinjtë e këtij qyteti, Basha e nisi fjalën e tij me gjendjen në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare.
“Ajo që po përjetojmë sot nuk karahasohet as me periudhën më të errët të stanoacionit. Raporti i BB thotë se korrupsipni është dyfishuar krahasuar me vitin 2013 dhe është më keq se në vitin 2005”, u shpreh Basha.
Basha tha se në Shqipëri një problem shumë i madh dhe plagë po ashtu është emigracioni.
“Plaga më e madhe, plaga e emigracionit të rinisë. Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj”, tha ndër të tjera kryedemokrati.

Lulzim Basha gjate takimit

Sipas tij, ka ardhur koha që t’u jepen zgjidhje problemeve dhe Basha thotë se kjo arrihet nëpërmjet programit dhe qeverisjes së PD-së.
“Koha të bëhemi bashkë për ti dhënë zgjidhje probleme dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëri i ka mundësitë ti japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund. Me bashkëbisedim të nxjerrim sëbashku zgjidhjet që kërkon vendi”, tha lideri demokrat.

Mes të tjerash, Basha ndau me të rinjtë edhe arsyen e tij se pse vendosi që t’i futej politikës. Ai tha se lufta ndaj padrejtësisë ishte lajtmotivi i tij.
“Ajo që më ka motivuar për të hyrë në politikë, është padrejtësia që shikoja në vend. Lufta ndaj padrejtësisë, është lajtmotivi im. Fundi i padrejtësisë, gjëja më e rëndësishme”, tha ai.
Basha po ashtu u shpreh se “Modeli i qeverisjes me kriminelë është modeli që duhet të rrëzojmë dhe të ndërtojmë një model normal europian”.

Basha përmendi edhe atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arian Ndoja, duke theksuar se bandat në qeveri e goditën atë, sapo Ndoja preku interesat e tyre në Gjirin e Lalëzit.

“A e patë se çfarë bëri Rama në Shkodër, vuri një person që e kapte dekriminalizimi. Ashtu veproi edhe në Vorë me Agim Kajmakun, edhe në Vaun e Dedës me Mark Babanin. Po ashtu, ndodhi edhe me një prokuror, të cilin edhe ne e kemi denoncuar për lidhje me krimin, që kur preku interesat e tyre, i treguan kallashin. Beteja bëhet për tokat në Gjirin e Lalëzit, ku bandat qeveritare luftojnë me kallash e nuk lejojnë askënd t’i prekë në interesa”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë