Politike

Basha në njësinë 9 të Tiranës: Teatri do të ndërtohet siç ishte, aty ku ishte

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi takime në njësinë 9 në Tiranë, duke shpalosur pikat kryesore të programit të opozitës.

”Ne do të vendosim një politikë e cila do e rrisë pensionin minimalisht dyfishin rritjen e normës së inflacionit dhe jo më pak se 5% e para, e dyta do ju vendosim atë fashën mbrojtëse për energjinë ku çmimi do të ulet për 300 kë/h e parë për muaj, e treta rimbursimin do të bëhet sipas diagnozës që të mos nxirrni lekë nga xhepi për të paguar ilaçet. Pra do të marrim masa konkrete për t’ju ardhur në ndihmë se e dimë që keni harxhuar gjithë jetën me sakrifica për të na rritur ne dhe sot nuk keni vendin që meritoni në shoqëri”, tha Basha.

Kryetari i opozitës foli për çështjen e Teatrit gjatë takimeve me qytetarët në Njësinë 9 në Tiranë, ku u pyet për këtë çështje.

“Teatri do të ndërtohet siç ishte aty ku ishte”, - tha Basha ndërsa zbuloi se për kulturën dhe artin në tërësi ka një plan të detajuar.

“Ne për kulturën kemi një program për t’i mbështetur artistët duke i dhënë një status të veçantë të gjithë atyre individëve që merren me art që merren me kulturë. Për të ndihmuar përmes disa masave, quhen defiskalizim që të gjithë edhe shteti, edhe sipërmarrja të sponsorizojnë artin e kulturën, po së pari shteti të bëjë detyrën e vet që buxheti për artin dhe kulturën të shkojë drejt normave europiane, të paktën të shkojë tek normat e rajonit, se jemi shumë më poshtë. Për teatrin ajo firmë që kam hedhur asaj do ti qëndroj”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë