Politike

Basha në Lezhë: Jehona e shqiptarëve, Rama ik!

Lulzim Basha u ndal në Lezhë në një takim me fermerët në këtë rreth për të prezantuar platformën e Partisë Demokratike për ta. Duke iu referuar shifrave të projektbuxhetit 2020, Basha akuzoi Ramën se jep 120 mln euro për oligarkët dhe më pak se 10 për qind të kësaj shume për bujqësinë.

Kreu i opozitës u zotua se me PD-në në pushtet, kjo do të ndryshojë.

“Anulimi i të gjitha aferave korruptive duke nisur me Milot-Balldre dhe këto para do u kthehen shqiptarëve. Kjo do të na japë mundësi që 100 milion euro t’i japim për mbështetje me subvencione fermerëve nëpërmjet një sistemi të digjitalizuar. Me këtë skemë mbështetjeje, do të minimizojmë deri në zerim të kostos së prodhimit. Do të japim 50 milion euro për infrastrukturën bujqësore që prodhimet mos të kalben, por të përpunohen në impiante që ndërtohen me këto investime”, deklaroi ai.

Basha u ndal edhe tek episodi i hapjes së stadiumit të ri, ku një pjesë e tifozëve brohoritën “Rama ik”.

“Të gjitha e dëgjuam jehonën e shqiptarëve, që është një mesazh i qartë për Ramën që të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme që janë dhe zgjidhja e krizës që ka pllakosur”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë