Lajme

Basha në Kosmaç: Mund të kemi edhe zgjedhje të parakohshme

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka prezantuar programin e PD-së për bujqësinë me fermerë të Kosmaçit në Shkodër. Në bashkëbisedim ai vërejti se problemet aty ishin thuajse të ngjashme si në Myzeqe vetëm për shkak të mungesës së vëmendjes shtetërore.

“Këtu vij për herë të parë, por paska disa ngjashmëri me Myzeqenë, e kam vizituar disa herë. Kushtet klimaterike janë të favorshme, terreni është i favorshëm, kultura e punës është e mirë, prodhimi i bollshëm. Por ka dy probleme, problemi i parë që nuk ka asnjë lloj mbështetje financiare nga shteti dhe problemi i dytë, aksesi në treg jo vetëm nuk ndihmohet, por pengohet nga shteti dhe mungesa e vëmendjes shtetërore”, tha Basha.

Një specialist i bujqësisë me përvojë i tha Bashës se e kemi pritur tre herë kryeministrin këtu në Kosmaç dhe ka premtuar, por nuk ka bërë asgjë nga ato që tha.

Pas tij kanë ardhur edhe deputeti i zonës, edhe ministri i Bujqësisë, por asnjë zgjidhje nuk ka ardhur prej tyre. Ndaj për çdo gjë janë detyruar t’i drejtohen kryetarit të bashkisë që u ka afruar tre mjete për ndihmë dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për të zgjidhur problemet.

Ndërkohë Basha tha se me zgjedhjet e ardhshme vendore mund të kemi edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, por kjo theksoi kryedemokrati është në dorë të qytetarëve.

“Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë në të njëjtën kohë fare mirë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam këtu për t’ju komunikuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mençuri zgjedhjen e drejtuesve të duhur si në nivel lokal edhe qendror”, deklaroi Basha ndër të tjera.

“Jemi futur në një rreth vicioz. E blejnë pushtetin me lekë dhe e përdorin për të vjedhur më shumë. Në këtë rreth vicioz janë një grup pushtetarësh që përfitojnë, por humb i gjithë populli. Në asnjë vend nuk janë braktisur fermerët si në Shqipëri, ka qeveria e Edi Ramës, as Kosova, shteti më i ri, as Bosnja se Maqedonia jo e jo”, u shpreh më tej Basha në takimin me fermerët.

Bashkëbisedim me fermerët dhe shoqatën e prodhuesve te perimeve te zonës Kosmaç

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 24. Oktober 2018
 

Më Shumë