Politike

Basha në Itali, takon biznesin vendas: Lehtësira fiskale për investitorët e huaj

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë qëndrimit në Itali ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë Pordenone-Udine në Itali. Në një postim në Facebookm, Basha shprehet se "diskutuam për sektorët me interes të anëtarëve të dhomës së tregtisë për të investuar në Shqipëri, dhe potencialin e madh që ofron vendi ynë. I njoha me platformën ekonomike të PD-së, lehtësirat fiskale, masat e menjëhershme për të luftuar korrupsioni dhe garantuar konkurencën e ndershme të cilat sot po i mbajnë investitorët larg vendit tonë".
Për kreun e PD-së, thithja e investimeve të huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vëndeve te reja të punës.
Në këto takime të zhvilluara në Itali, Basha ka biseduar edhe për pasojat e post tërmetit, ku sipas tij, tregoi sa i papërgatitur është shteti për të reaguar në situata të tilla. "Prandaj e konsideroj emergjente dhe kam nisur hartimin e një plani për emergjencat civile që të jetë gati për t'u vënë në zbatim në ditët e para të qeverisjes. Së bashku me partnerët tanë italianë kemi rënë dakort të ndërtojmë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirëtrajnuar, e mirëpajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë bazuar në përvojën më të mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia-Giulia", theksoi Basha.
Ky ishte dhe qëllimi i takimeve me zyrtarë të lartë Italian dhe me drejtues e specialist të qëndrës së emergjencave civile në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

Image may contain: 1 person

"Është zotimi im që qeveria e ardhshme nuk do të gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete, përmbytje, zjarre, etj por do të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të jetët njerëzore", theksi Basha. Kreu i PD-së ka takuar edhe kryetarin e Bashkisë së Pordenone, Alessandro Ciriani dhe me komunitetin shqiptar që jeton këtu. Në postim të tij në Facebook, Ciriani shprehet se ka pasur kënaqësinë të priste liderin e PD-së, Lulzim Bashën qëdo të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme parlmaentare të 2021 për postin e kryeministrit.

https://www.facebook.com/alessandro.ciriani.5/photos/a.566447580132449/2422037134573475/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë